(VIDEO) Mickoski e dorëzoi në Kuvend programin dhe listën e qeverisë së re

by admin
Spread the love

Mandatari për formimin e Qeverisë Hristijan Mickoski e dorëzoi në Kuvend programin dhe listën e përbërjes së re qeveritare. Ai u shpreh se pret që të vendoset në rend dite në fundjavë. Mickoski edhe njëherë prezantoi antarët e Qeverisë dhe me këtë rast u pyet për propozimin e tij që Ivan Stoilkoviq, të jetë ministër për Marrëdhënie mes Bashkësive, duke ditur qëndrimet e tij pro Rusisë dhe Putinit.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

Çdo anëtar i kësaj qeverie duhet të ketë qëndrime pro maqedonase. Çdo njëri i cili do të del nga ky shteg pa dallim pozicionit, pro çfarëdoqoftë nuk do të jetë pjesë e qeverisë. Vendi ynë i përbashkët është Maqedonia dhe pres që të gjithë së bashku 24, por edhe ata qindra që vertikalisht do të zgjidhen dhe emërohetn të ketë vetëm qëndrime promaqedonase dhe të luftojnë për vendin e tyre Maqedoninë”.

I pyetur se cfarë nënkupton me termin qëndrime pro maqedonase, Mickoski tha se kjo nënkupton orientimin strategjik të Maqedonisë, partner të fuqishëm në NATO dhe vend i cili një ditë nga sot do të jetë anëtare e BE-së.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

Ndërsa për pozicionet e Ivan Stoilkoviqit nuk mundem me ju të bie dakord, ndoshta do të keni mundësi të flisni me të dhe të japë mendimin e vet. Por unë si mandatar dhe si kryeministër i ardhshëm pres që çdo anëtarë i qeverisë të ketë vetëm qëndrime pro vendore dhe maqedonase”.

Mickoski shtoi se Stoilkoviqi është bashkëpunëtori i tij dhe se beson në ndershmërinë e tij dhe qëndrimet pro maqedonase.

Menjëhrë pas zyrtarizmit të emrit të tij në përbërjen e re qeveritare, në opinion kishte reagime të shumta në opinion. Kryetari i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoninë e Veriut, Ivan Stoilkoviq, aktualisht deputet, i cili pritet të jetë zëvendëskryeministër, përveç që është i njohur për qëndrime pro ruse, ai edhe tallej me masakrën e Srebrenicës. Poashtu ai është i njohur për qëndrime anti-shqiptare, i cili Kosovën e konsideron “pjesë të Serbisë”.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like