(VIDEO) Mickoski do të takohet me Kovaçevskin nëse do të flasin për zgjedhje të parakohshme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




VMRO DPMNE ka kushtëzuar takimin e paralajmëruar të mandatarit për formimin e Qeverisë së re Dimitar Kovaçevski me liderin e opozitës Hristijan Mickoski. Deputeti i opozitës Antonio Milloshoski tha se ftesa për takim do të pranohej vetëm nëse qëllimi i takimit është diskutimi për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe për kontestin me Bullgarinë.

Antonio Milloshoski, Deputet i VMRO – DPMNE-së
“Një ftesë e tillë ende nuk ka arritur në VMRO – DPMNE, por nëse arrin do të pranohet me kusht që në takimin Kovaçevski – Mickoski të flitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare, si zgjidhje e vetme logjike për dalje nga kriza e thellë aktuale në të cilën gjendet shteti, të flitet për përmbajtjen e përgjigjeve që Maqedonia i ka dhënë Sofjes zyrtare me kërkesë të tyre sipas formulës 5+1 për të cilat as opinioni as Kuvendi, fatkeqësisht nuk është i informuar”.

Por nga LSDM thonë se zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë. Qëllimi i takimit, sipas tyre, ka qenë koordinimi me opozitën për tejkalimin e krizës energjetike dhe ekonomike, por Mickoski nuk e ka kuptuar thelbin e kësaj çështje, thonë nga LSDM.

LSDM
 “Hristijan Mickoski nuk e ka kuptuar ose nuk dëshiron ta kuptojë thelbin e ftesës për takim. Në mes të krizës ekonomike kur liderët e botës po flasin për përkrahjen e qytetarëve, ai vendos kushte për takim vetëm nëse ka zgjedhje të parakohshme. Zgjedhje nuk do të ketë, duhet të përkushtohemi në tejkalimin e sfidave ekonomike dhe përkrahjen financiare të qytetarëve. Për këtë duhet të diskutojmë dhe të votojmë bashkë në Kuvend për këto tema prioritare”.

Mandatari Kovaçevski kishte paralajmëruar se menjëherë pas marrjes së detyrës si kryeministër, do të dërgojë ftesë për takim me kryetarin e VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski, që do të ishte ndër takimet e tij të para si kryeministër.  /SHENJA/


You may also like