(VIDEO) Meteorologët paralajmërojnë shi nga e hëna në mbrëmje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Sot dhe nesër vazhdon periudha me mot stabil, të thatë dhe me diell, me vranësira të vogla mesatare. Sot do të ketë vranësira të shtuara në zonat perëndimore, ndërsa ditën e nesërme  vranësirat gradualisht do të përhapen kudo, njoftojnë nga enti për punë hidrometeorologjike. Ata thonë se nga neser në mbrëmje do të ketë reshje shiu të kohëpaskohshme.

ENTI PËR PUNË HIDROMETEOROLOGJIKE

“Nga nesër  mbrëma dhe në ditët në vijim do të hyjmë në një periudhë kur do të jemi nën ndikimin e një valë të lagësht ajri nga perëndimi. Do të ketë reshje shiu të kohëpaskohshme të cilat do të jenë lokale dhe herë pas here më intezive”.

Nga enti për punë hidrometeorologjike thonë se lokalisht do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme të përcjella me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe përforcim të erës.

ENTI PËR PUNË HIDROMETEOROLOGJIKE

“Temperaturat në mëngjes do të jenë disi më të larta se ato që kemi pasur deri më tani, për shkak të vranësisë që do të jetë e pranishme këtu. Temperaturat maksimale sot dhe nesër do të rriten në intervalin prej 21 deri në 26 gradë, ndërsa nga e marta e tutje do të kenë tendencë të rënies së lehtë dhe do të rriten në intervalin nga 16 deri në 24 gradë”.

Në Shkup sot dhe nesër do të mbajë mot stabil dhe i thatë, ndërsa të martën kushtet për reshje të herëpashershme të shiut do të rriten. Temperaturat do të rriten deri në rreth 25 gradë, ndërsa të martën do të kenë tendencë rënieje jo shumë të madhe dhe do të arrijnë deri në rreth 20 gradë.

Medina Ajeti /SHENJA/

 


You may also like