(VIDEO) Meteorologët paralajmërojnë mot të keq në Maqedoninë e Veriut dhe rajon

by admin
Spread the love

Ciklon i fuqishëm, përmbytje, stuhi bore, janë disa nga paralajmërimet për fundin e kësaj  jave dhe fillimin e javës tjetër, për Gadishullin Ballkanik dhe Maqedoninë  e Veriut.

Sipas meteorologut Sllavço Poposki,  në të gjithë rajonin pritet erë e fortë, ndërsa nga cikloni pritet të preket edhe Maqedonia e Veriut. Ai thotë se në vendet malore pritet dëborë me trashësi  deri në 30 centimetra dhe përmbytje të mundshme në disa zona.

SLLAVÇO POPOSKI, METEOROLOG

“Një stuhi e vërtetë bore vjen gjatë fundjavës si dhe në fillim të javës së ardhshme në rajon. Reshje intensive fillimisht të shiut dhe përmbytje të mundshme lokale e më pas me depërtimin e ajrit më të ftohtë nga veriu do të ketë borë në pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik. Në disa vende, sidomos në zonat malore, pritet të bie mbi 20-30 centimetra  borë e re. Edhe më shumë se 100 cm borë e re pritet në rajonin alpin”.

Ai ka sqaruar se bëhet fjalë për sistem të fuqishëm ciklonik i cili do ta prekë edhe Maqedoninë e veriut gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme.  Sipas meteorologut  Popovski  p ërmbytjet lokale janë të mundshme edhe tek ne,  ndërsa erë e fortë pritet në të gjithë rajonin.

Për shkak të kësaj situate ai i rekomandon qytetarët që të jenë mjaft të kujdesshëm. /SHENJA/


You may also like