VIDEO/ Me “një këmbë” në finale, “Zonja e Vjetër” fiton pastër ndaj Lazio në “Allianz Stadium”

by admin
Spread the love

Nuk mund të kishte rezultat më spektakolar, sidomos pas asaj humbjeje të pasuar në fundjavë, ndaj “Të Kaltërve” të Lazio, me “Bardhezinjtë” e Juventus që kanë marrë menjëherë “hak”, duke i mundur kryeqytetasit, me rezultatin e pastër, 2 me 0, në sfidën e parë të vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.

Për djemtë e teknikut, Massimiliano Allegri golat erdhën në pjesën e dytë të sfidës, me dy “bomberët” e ekipit, Federico Chiesa e Dusan Vlahovic, që gjetën rrugën e rrjetës, në minutat 50’ e 64’, duke e dërguar me “një këmbë”, në finalen e madhe, të këtij kompeticioni, skuadrën e tyre, që prej disa vitesh tashmë nuk ka arritur të sigurojë këtë trofe.

Për të “vulosur” zyrtarisht vajtjen në finale, “Zonja e Vjetër” duhet të ruajë avantazhin në 90 minutat e ndeshjes së kthimit, ndeshje e planifikuar për t’u zhvilluar, në mbrëmjen e 23 prillit, ndërsa si kundërshtar fituesi i këtij çifti do të ketë përballë fituesin e çiftit tjetër, Atalanta-Fiorentina, me dy skuadrat që do të përballen fillimisht, mbrëmjen e 3 prillit. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:

You may also like