(VIDEO) Mbi 150 kompani në forumin e biznesit maqedono-bullgar në Shkup

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nën moton “Deri në një miliardë  dhe më përtej”, ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani  dhe homologu i tij bullgar, Nikollaj Milkov sot në Shkup hapen Forumin e Biznesit. Ata po ashtu nënshkruan disa marveshje  dhe memorandume bashkëpunimi mes dy shteteve,  në fushën e biznesit.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se mbi 150 kompani dhe përfaqësues nga komuniteti i biznesit,  janë të interesuara për bashkëpunim të ndërsjellë mes dy vendeve.

BUJAR OSMANI-MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Para nesh është një dekadë në të cilën parashikimet tona janë që Maqedonia e Veriut të përmbushë prioritetin e dytë strategjik dhe të bëhet anëtare e plotë e BE-së. Nuk e kuptoj pse të mos i vendosim vetes një objektivë ambicioze, por të arritshme, këtë periudhë, të dyfishojmë këtë një miliard. Kjo nuk bëhet me pritje, as vetëm me ambicie të bizneseve, por edhe duke krijuar kushte të përshtatshme për biznesin: lidhje infrastrukturore dhe energjetike: ndërtimi i hekurudhave, rrugëve, hapja e pikave të reja kufitare, nxitja e bashkëpunimit ndërkufitar etj.”

Ndërkaq, Ministri bullgar Nikollaj  Milkov , tha  se kompanitë  nga Maqedonia e Veriut janë aktive edhe në Bullgari. Millkov theksoi se investime më së shumti ka  në industrinë ushqimore dhe atë të turizmit.

NIKOLLAJ MILLKOV-MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME TË BULLGARISË

“Pritet që për herë të parë këtë vit, shkëmbimi i mallrave në vendet tona të kalojë një miliard euro, që është një arritje e rëndësishme. Ndërmarrjet bullgare vazhdojnë të tregojnë interesim të madh, duke përfshirë interesimin për investime në Maqedoni në sektorë si bankar, sigurime, metalurgji, teknologji, komunikim, softuer, si dhe në industrinë ushqimore dhe tregtinë”.

Në forum  marrën  pjesë mbi 150 përfaqësues të komunitetit afarist për kompanitë më të mëdha nga të dy vendet, përfaqësues të odave ekonomike, si dhe institucione të resorëve ekonomik nga të dy shtetet.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like