(VIDEO) MASH: 16.3 milionë euro për nxënësit dhe studentët

by admin
Spread the love

Mbi 120 mijë nxënës dhe studentë do të përfitojnë kompensim monetar mujor deri në fund të vitit aktual shkollor, gjegjësisht vitit akademik, si mbështetje për ta dhe familjet e tyre, në kushtet e rritjes së shpenzimeve të jetesës dhe efekteve të zgjatura të krizës energjetike, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.  Nga atje thonë se kjo është e paraparë në pakon e re të nëntë të masave antikrizë të Qeverisë, që synojnë të rinjtë, kategoritë e ndieshme të qytetarëve dhe sektorin privat.

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Rreth 105.000 nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme të cilët vijnë nga familje me të ardhura të ulëta mujore deri në 50.000 denarë do të marrin kompensim financiar në shumë prej 1.200 dhe 1.800 denarë çdo muaj për gjashtë muajt e ardhshëm. Ndërkaq, mbi 15 mijë studentë që studiojnë jashtë vendbanimit të tyre, në 7 muajt e ardhshëm, derisa zgjat viti akademik, do të marrin vauçer transporti, përkatësisht kompensim në shumë prej 600 deri në 1200 denarë, varësisht nga shpenzimet e llogaritura të transportit”.

 

Paketa e nëntë me 26 masa të antikrizës për mbështetjen e qytetarëve është në vlerë gjithsej prej 662 milionë euro dhe e cila është prezantuar dje.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like