(VIDEO) Mariçiq: BE-ja duhet të bëjë plan të qartë për zgjerimin e ballkanit perëndimor

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tani është më e rëndësishme që BE-ja të bëjë një plan të qartë për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor sa më shpejt të jetë e mundur, me një kornizë kohore në të cilën vendet e Ballkanit Perëndimor, ose të paktën shumica e tyre, do të bëhen anëtarë të BE-së. Kjo do të konfirmojë se Bashkimi Evropian punon për Ballkanin Perëndimor dhe se është një projekt unik për rajonin, tha zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet evropiane, Bojan Mariçiq, në “Forumin e Integrimit Ballkanik 2022” si panelist në Temën “Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi i BE-së” – pasqyrim i agresionit rus kundër Ukrainës”.

Sipas zëvendëskryeministrit dhe kryenegociatorit me BE-në, Maqedonia e Veriut ka bërë shumë në gjashtë vitet e fundit dhe pret që të valorizohet në mënyrën e duhur, jo me premtime boshe, por me një plan konkret, kur Maqedonia e Veriut , por edhe të gjithë të tjerët, të cilët tashmë janë në proces prej kohësh, do të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian.

BOJAN MARIÇIQ, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËRGJEGJËS PËR ÇËSHTJET EVROPIANE

“Kohët e fundit qarkullojnë dokumente të ndryshme që propozojnë të ashtuquajturën qasje me faza. Kjo do të thotë të qasemi sa më shpejtë, duke mos pasur të gjitha ato privilegje dhe të drejta që kanë të gjitha vendet anëtare, le tua themi të drejtën  komisionerëve, të drejtën e vetos, është e rëndësishme për ne, edhe në kushte të tilla, të hyjë sa më shpejt në Bashkimin Evropian dhe beson se në këtë kuptim të gjithë në rajon duhet të kenë një qëllim të përbashkët që do t’i prezantohet Bashkimit Evropian”.

Mariçiq pret që vendet anëtare të BE-së të mos lejojnë që proceset historike të jenë asnjë lloj standardi dhe pikë referimi, sepse nëse e lejojnë, në të ardhmen një shtet anëtar i BE-së mund të kërkojë çdo gjë nga një shtet tjetër kandidat, në çfardo fazë të procesit të integrimit të jetë, i cili nuk do të ketë asnjë lidhje me Bashkimin Evropian.

BOJAN MARIÇIQ, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËRGJEGJËS PËR ÇËSHTJET EVROPIANE

 

“Prandaj është shumë e rëndësishme t’i përmbahemi parimeve evropiane, kritereve të Kopenhagës, dhe mosmarëveshjet dypalëshe të zgjidhen në mënyrë evropiane, me një kompromis të drejtë dhe përmes mekanizmave që tashmë i kanë Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës”.

Mariçiq shprehi besimin se edhe politikanët bullgarë kanë nxjerrë një mësim nga çështja e Maqedonisë së Veriut dhe tha se ne kemi aleatë të mirë në Bullgari, në të gjitha partitë politike, por fatkeqësisht ka ende shumë tension dhe antifushatë, të cilën Mariçiq beson se është e lidhur me atë që po ndodh në Ukrainë, sepse struktura të ngjashme që janë kundër mbështetjes për Ukrainën janë gjithashtu kundër Maqedonisë së Veriut dhe negociatave me Bashkimin Evropian, thotë ai.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like