(VIDEO) Maqedonia e Veriut në listën e vendeve me rrezik për udhëtim në Gjermani

by admin
Spread the love

Gjermania, Finlanda dhe Hong Kongu kanë vendosur Kovid protokolle të reja për shtetasit e  Maqedonisë  së  Veriut. Për shkak të situas me pandeminën, Republika Federale e Gjermanisë e vendosi Republikën e Maqedonisë së Veriut në listën e vendeve me rrezik. Me vendimin e fundit të autoriteteve gjermane, nga shtetasit e Maqedonisë së Veriut gjatë hyrjes në Gjermani kërkohet regjistrim elektronik dhe posedim i certificatës së vaksinimit ose kalimit të sëmundjes ose test PCR negativ.

MPJ

“Për ata që nuk janë infektuar me kovid dhe nuk janë vaksinuar, vijon masa e karantinës dhjetëditore, teksa mund të lirohen në ditën e pestë me PCR test negativ. Nga kjo masë përjashtohen fëmijët e pavaksinuar deri në gjashtë vjeç, për të cilët megjithatë vijon karantinë deri në pesë ditë”.

Edhe Finlanda për shkak të numrit të lartë të të  infektuarve me koronavirus vendosi protokolle të reja për shtetasit e Maqedonisë së Veriut.

MPJ

“Të gjithë personat, përfshirë edhe shtetasit tanë, të cilët nuk mund të vaksinohen kundër Covid 19 për arsye shëndetësore, mund të hyjnë në Finlandë nëse kanë një certifikatë mjekësore që e dëshmon një gjë të tillë, së bashku me një vërtetim për test negativ për Covid 19, jo më të vjetër se 48 orë. Të gjithë të tjerëve që mbërrijnë në Finlandë edhe më tej u kërkohet certifikatë e vaksinimit të plotë ose shërimit nga Covid 19 së bashku me një test negativ për Covid”.

Në të njëjtën kohë, Qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut, solli vendim për ndryshimin e kushteve për hyrje në Hong Kong, sipas të cilit Republika e Maqedonisë së Veriut është në mesin e vendeve të Grupit A, ku janë detektuar raste të omikronit. Për shkak të kësaj, është e kufizuar hyrja e shtetasve tanë dhe e të huajve, të cilët nuk janë banorë të Hong Kongut,  e të cilët në 21 ditët e fundit kanë qëndruar në Maqedoninë e Veriut. Për më tepër, hyrja u lejohet banorëve të Hong Kongut, por me një karantinë të detyrueshme 21-ditore dhe 6 teste PCR.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

You may also like