(VIDEO) Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria filluan sot negociatat për anëtarësim në BE

by admin
Spread the love

“Sot të gjithë sy e vesh nga Brukseli ku po mbahet Konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Europian. Nga Brukseli përgëzuan RMV që zyrtarisht nisin procesin e negociatave dhe bënë me dije se procesi i skriningut nis që sot pasdite. Kryeministri Dimitar Kovaçevski fjalimin e tij në Konferencën e parë ndërqeveritare, e mbajti në gjuhën maqedonase”.

Kryeministri Kovaçevski sot në Bruksel tha se është nder për të që të drejtohet në gjuhën maqedonase në konferencën e parë ndërqeveritare me të cilën hapen bisedimet për anëtarësim të vendit në BE.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Me këtë konferencë Maqedonia e Veriut fillon  një rrugë të gjatë drejt anëtarësimit në BE. Dita e sotme është historike, shumë e pritur dhe e merituar. Pas 17 viteve po e bëjmë hapin e duhur drejt realizmit të ëndrrës. Kemi sjellë vendime të mençura shtetërore në interes të fëmijëve tonë dhe shtetit. Vizioni i qartë dhe plan për të ardhmen, përpjekja për prosperitet të shtetit dhe të gjithë qytetarëve për mua është vepra më e madhe patriotike”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Çekisë,  Jan Lipavski i kujton vendit tonë obligimin për vendosjen e bullgarëve ne Kushtetutë.

JAN LIPAVSKI, MINISTËR I JASHTËM I ÇEKIS

“Bisedimet qasëse që i fillojmë sot me Maqedoninë e Veriut do të jenë rigoroze dhe të vështira. Konferenca e ardhshme ndërqeveritare do të mbahet pa prolongim dhe kushte tjera politike që kur Maqedonia do t’i përfundoj ndryshiemt kushtetuese, gjegjësisht vendosjen e bullgarëve në Kushtetutë”.

Eurokomisari për zgjerim Oliver Varheji paralajmëroi se procesi i skriningut mund të filloj menjëherë pas mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare.

OLIVER VARHEJI, EUROKOMISARI PË ZGJERIM

“Bashkimi Europian është i gatshëm që menjëherë ta filloj procesin e skriningut të Maqedonisë së Veriut. Pas konferencës së parë ndërqeveritare, do të filloj procesi i skriningut dhe ai do të zgjas një vit e gjysëm. Pas përfundimit skriningut është paraparë edhe Konferenc e dytë ndërqeveritare, me të cilën duhet të kompletohet faza e hapjes së negociatave, megjithatë mbajtja e saj kushtëzohet me ndryshimet kushtetuese, gjegjësisht vendosjen e bullgarëve më Kushtetutë”.

Përfaqësuesin i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borell ka deklaruar se sot më në fund po fillojmë me procesin të cilin gjatë kohë Maqedonia e Veriut e ka pritur.

JOSEP BORELL, PËRFAQËSUES I LARTË I BE-SË

“Me procesin qasës do të arrihen rezultatet me të cila do të transformohet shoqëria, këto reforma do të sjellin të mira materiale për qytetarët dhe BE do të ju ndihmojë në tentimet që palë të tretë të ndikojnë tek ju. Do t’ju ndihmojmë të ndërtoni rezistencë dhe të përballeni me pasojat e agresionit rus, kjo do të jetë e dukshme në sigurimin e ushqimit dhe energjisë”.

Pas mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut me BE-në, vijoi ajo me Shqipërinë. Këto zhvillime në Bruksel pasojnë pas votimit të propozimin francez në Kuvendin e RMV-së ditë më parë.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

 

You may also like