(VIDEO) Makron do të bëhet kumbarë i zgjidhjes së kontestit Shkup-Sofje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Së shpejti do të organizohet vizitë në Francë e presidentit të Bullgarisë Rumen Radev dhe kryeministrit Kirill Petkov. Në delegacionin e tyre do të jetë edhe përfaqësues i MPJ-së. Në Paris pritet që të pranojnë propozimin e Emanul Makron për heqjen e vetos për bisedimet për anëtarësi në Maqedonisë së Veriut në BE”, informojnë nga MPJ e Bullgarisë, transmeton BGNES.

Këtë për mediumin bullgar BGNE-së e kanë thënë pjesëtarët e këshillit të koalicionit që u mbajt të premten më 27 maj.

Gjatë bisedimeve, qeveria bullgare ka informuar se “presidenca franceze ka premtuar se do t’i kyç të gjitha kërkesa bullgare në kornizën dhe zbatimin e tyre do ta garantoj vet Makron.

“Kjo praktikisht do të thotë se tërësisht i besojmë Makronit, por në të njëjtën kohë rrezikojmë të bimë në kontest me dekada, ngase çdo vend anëtarë mund të bllokojë çfarëdo vendimi. Kjo do të jetë kontest pa fund dhe nuk dëshirojmë version turk”, ka deklaruar njëri prej anëtarëve për BGNES.

Sipas pjesëmarrësit tjetër në takim më 27 maj, plani i Makronit “ka propozime të cilët nuk janë të qarta dhe nuk është e sigurt nëse Komisioni Evropian mund të jep garancione për zbatimin e tyre në të ardhmen”.

Pjesëmarrësit në këshillin e koalicionit ishin të impresionuar nga informacioni se “presidenti Radev ka pasur bisedë shumë pozitive me Makronin. Kjo është aq transparente. Një ditë pas këshillit vet Radev e tha këtë deklaratë: ‘Mund ta urojë presidentin Makron për vizionin edhe guximin e tij që të kërkojë zgjidhje adekuate që të gjej zgjidhje për dalje nga kjo situatë dhe të përkrahet e vërteta dhe drejtësia”, thuhet në deklaratën e një anëtari të këshillit të koalicionit të cilën e transmeton BGNES.

Sipas një anëtari tjetër, shfuqizimi i vetos gjoja është i nevojshëm edhe për shkak dëshirës së Ukrainës që t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në BE.

“Do të ishte sinjal i keq nëse Ukraina merr ftesë ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria vazhdojnë të presin dhe për këtë arsye presidenca franceze shpejton me propozimin”, ka deklaruar njëri nga pjesëmarrësit në takim.

Në fund të takimit, sipas burimeve të BGNES, është sjellë vendimi që në dy muaj e ardhshëm të mos komentoj ose të merr qëndrim për çështjen e Maqedonisë së Veriut.

“Për këtë çështje më së shumti duhet të heshtin përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në të njëjtën kohë, të gjithë përfaqësuesit e partive të ndryshme politike të cilët marrin pjesë në Qeverinë do të pohojnë se ‘nuk ka regres në çështjen me RMV-në dhe do të mbrohen interesat nacionale të vendit tonë”, pohojnë burimet e BGNES.

BGNES më tej pohon se Këshilli konsultativ për siguri nacionale të cilin e ka kërkuar kryeministri Kirill Petkov për Maqedoninë e Veriut do të thirret pas vizitës së tij në Francë. Pas kësaj, do të thirret Këshilli Nacional, i cili do t’i jap mandat Kornelija Ninovas që ta përkrah tekstin e propozuar. Enis Murtezi /SHENJA/

 

 

You may also like