VIDEO/ Magjia e Myrto Uzunit, i rrëmben topin mbrojtësit dhe jep spektakël me një supergol – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

 

 

Myrto Uzuni ka qenë protagonist në ndeshjen e sotme në Europa League. Ferencvaroshi i tij e mbylli pjesën e parë në barazim 1-1, ku goli i baraspeshës erdhi në minutën e 44-t falë një magjie të tij. Sulmuesi beratas këmbëngul me presingun e tij dhe i rrëmben topin mbrojtësit të Real Betis.

Sapo është vënë në zotërim të topit nuk ka vonuar shumë dhe menjëherë shënjestron kuadratin. Një spektakël i vërtetë ka Uzuni, që shënon një supergol kund ekipit spanjoll dhe i jep shpresa Ferencvaroshit për të përmbysur shifrat në pjesën e dytë./Halit Delibashi-Shqip/

 

 

 

You may also like