(VIDEO) Lufta në Ukrainë do ta lë pa grurë Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Analisti politik Selim Ibrhahimi vlerëson se lufta në Ukrainë do ta përkeqësoj edhe më shumë situatën ekonomike në Maqedoninë e Veriut. Ai në emisionin debativ në TV SHENJA tha se qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka një plan strategjik për ta menaxhuar krizën ekonomike, madje deklaratat e përfaqësuesve qeveritar janë të çuditshme dhe nuk tregojnë se do të ketë një gjendje më të mirë vitin e ardhshëm, pasi siç thotë Ibrahimi nuk po punohet siç duhet këtë vit.

Selim Ibrahimi, analist politik

“Andaj Qeveria nuk ka strategji kombëtare qoftë në politikën e jashtme të tregtisë, kjo që është më se e nevojshme dhe nga ajo që duhet të stimoulojë për rritjen e prodhimit vendor. Siç dihet në Jugosllavi ne kemi pasur një prodhim vendor të grurit, dhe tani viteve të fundit sidomos dekadën e fudnit nuk kemi asgjë”

Edhe ekonomisti, Omer Ajdini thotë se lufta mes të dyja vendeve Rusi-Ukrainë që janë furnizues të mëdhej të grurit në botë, do të shkaktojë krizë në vendin tonë.

Omer Ajdini, ekonomist

“Diku 26 shtete në botë varen me më shumë se 50 për qind të furnizimit me grurë vetëm nga këto dy shtete, që nënkupton se mungesa ose pamundësia e furnizmit nga këto dy vende, nga njëri si pasojë e sanskioneve nga tjetri si pamnudësi për të eksportuar normal që do të shkaktoj edhe pasoja në furnizimim”

Ekonomisti Ajdini gjithashtu shtoi se tek ne ka deficit sa i përket tregtisë me grurë, pasi sipas tij vendi prodhon rreth 200 mijë ton grurë në vit, ndërsa këtë vit parashihet që të ketë mungesë prej minimumi 50 mijë tonëve.

Ajdini më tej tha se 36 për qind e të varfërve në Maqedoninë e Veriut vijnë nga sektori i bujqësisë.

Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like