(VIDEO) LSDM: Pavarësisht krizave aktuale, ekonomia mbetet stabile

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Sistemi bankar është stabil, ndërsa  bankat janë shumë të kujdesshme sa i përket rritjes së kamatës në kredi, vlerëson kryetarja e Shoqatës së Bankave të Maqedonisë së Veriut, Maja Stevkova-Shteriava. Ndonëse Banka Popullore e ka rritur disa herë normën bazë të interesit, Shterieva thekson se në baza vjetore normat mesatare të interesit për kreditë dhe depozitat në nivel të sektorit bankar tregojnë një tendencë e lehtë rënieje.

 MAJA STEVKOVA-SHTERIEVA, KRYETARE E SHOQATËS SË BANKAVE

“Është e qartë se në kushtet e inflacionit duhet të ketë rritje të interesit dhe se sinjali i Bankës Popullore është një reagim ndaj kushteve makroekonomike dhe monetare në vend. Megjithatë, bankat janë të kujdesshme, duke pasur parasysh se rritja drastike dhe e shpejtë e normave të interesit mund të ndikojë në aftësinë e huamarrësve për t’i kryer obligimet e tyre, e kjo veçanërisht vlen për popullatën”.

Shterieva në një intervistë për MIA thotë se çdo përdorues i kredisë apo depozitues bankar duhet t’i kushtojë vëmendje përcaktimeve në kontratë për të shmangur keqkuptimet apo panikun e panevojshëm për normat e interesit.

MAJA STEVKOVA-SHTERIEVA, KRYETARE E SHOQATËS SË BANKAVE

“Normat fikse të interesit sipas definicionit nuk ndryshojnë për periudhën derisa janë fikse dhe në atë rast nuk ka nevojë për shqetësim. Por është shumë e rëndësishme të kemi kujdes dhe të shohim dispozitat në kontrata”.

Stevkova-Shterieva thekson se sistemi bankar është stabil ndërsa kapitali dhe rezervat janë treguar të mjaftueshme që bankat të përballen me sfidat aktuale. Shumica e bankave operojnë me fitim me rritje solide të fitimit të arritur në gjysmën e parë të vitit. /SHENJA/

 


You may also like