(VIDEO) LSDM: Kërcënimet dhe ofendimet janë dëshmi se VMRO nuk është zhvendosur nga matrica e dhunshme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Kërcënimet dhe ofendimet që dolën nga sherri mes Hristijan Mickoskit dhe Danella Arsovskës janë të tmerrshme dhe skandaloze, tha në konferencën e sotme për media, Vasko Kiçevski nga LSDM. “Që në momentin e parë kur të bëhem kryeministër do t’ju tërheqim zvarrë nëpër rrugë” dhe “Me ty do ta fshijmë dyshemenë”, janë fjalët me të cilat ka kërcënuar Mickoski, pretendon Kiçevksi.

Vasko Kiçevski, LSDM

“VMRO-DPMNE deri para pak muajsh fliste për Arsovskën si kryetaren më të mirë të komunës, se ajo është nëna e qytetit, ndërsa tani kjo parti është në kërkim të dëshmive se Arsovska është në gjendje të mirë psikofizike. Në vend të qytetarëve, në vend të projekteve, qytetarët dëgjojnë kërcënime, fyerje, nivel të ulët, zhgënjyes”.

Sipas Kiçevskit mënyra e komunikimit mes Arsovskës dhe Mickoskit tregon pse asgjë në qytetin e Shkupit nuk funksionon, dhe përderisa opinioni dëgjon për kërcënime, shpifje dhe fyerje mes VMRO-DPMNE-së dhe Arsovskës, LSDM-ja, shtoi Kiçevski, po bën gjithçka për t’i zgjidhur problemet e Shkupit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/ 


You may also like