(VIDEO) LSDM i humbi zgjedhjet, VMRO fiton bindshëm

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE, i fitoi shumicën e komunave me të cilat deri tani ka udhëhequr LSDM, përfshirë edhe Qytetin e Shkupit.  Paria e Hristijan Mickoskit do të udhëheqë me 40 komuna dhe Qytetin e Shkupit, ndërkaq LSDM me 16.  Në bllokun shqiptar, BDI-ja do të udhëheqë me 10 komuna, Koalicioni Aleancë Alternativë me 2, Lëvizja BESA me 2, dhe PDSH-ja me 1. Për kryetar të Komunës së Dibrës do të votohet më 14 nëntor. Ndërkaq, në dy komuna, qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostush do të ketë zgjedhje të reja, pasi ata në raundin e parë nuk e arritën censusin.

Sipas të dhënave të publikuara të KSHZ-së, fitues i rrethit të dytë të zgjedhjeve është  sërish VMRO-DPMNE. Kreu I KSHZ-së, Aleksandër Dashkevski I vlerësoi zgjedhjet si tepër të suksesshme.

Partia e Hristijan mickoskit në raundin e dytë të zgjedhjeve fitoi në 20 komuna dhe në Qytetin e Shkupit ku mbështeti kandidaten e pavarur Danella Arsovska.

VMRO fitoi në Manastir, Resnjë, Ohër, Demir Hisar, Vevçanë, Makedonski Brod, Bërvenicë, Zelenikovë, Llozovë, Gjevgjeli, Konçe,  Vasilevë, Radovish, Novo Sellë, Pehçevë, Çeshinovë-Obleshevë, Koçanë, Makedonska Kamenicë, Kratovë dhe Rankovcë.

LSDM-ja fitoi në shtatë Komuna tepër të vogla, Demir Kapi, Rosoman, Çashkë, Qendër, Çuçer Sandevë, Nagoriçan të Vjetër dhe Probishtip.

Shtatë Komuna, në rrethin e dytë, fitoi edhe BDI-ja:  Haraçinë, Çair, Tearcë, Bogovinë, Dollnen, Kërçovë dhe Strugë.

Koalicioni ASH-AAA fitoi në dy Komuna: Gostivar dhe Vrapçisht.

Lëvizja Besa gjithashtu fitoi në dy Komuna: Tetovë dhe Zhelinë.

Një Komunë fitoi PDSH-ja: Studeniçanin.

Një Komunë fitoi koalicioni PLD-DOM: Shuto Orizarë.

Në katër komuna fitore shënuan kandidatët e pavarur:

Qyteti i Shkupit – Danela Arsovska

Kumanovë – Maksim Dimitrievski

Debarcë – Zoran Nogaçeski

Karposh – Stevço Jakimovski.

 

You may also like