(VIDEO) LSDM hedh poshtë akuzat e VMRO-së, kërkon që institucionet ta zbardhin rastin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

LSDM distancohet plotësisht nga çdo parregullsi apo konstruksione për parregullsi për këto zgjedhje. Kështu ju përgjigj partia në pushtet VMRO-s për siç thanë ata skandalin me pjesëtarët e MPB-së. Kërkojnë nga institucionet për veprim urgjent dhe zbardhje të këtij rasti.

 LSDM

“LSDM udhëheq komunikim të sinqert, të hapur dhe publik me qytetarët dhe i hedh poshtë të gjitha tentimet me të cilat pohimet në grupet e viberit do duhej të vërtetonin se LSDM merret me ndjekje të njerëzve ditën e  zgjedhjeve. Opinioni duhet të dijë nëse cilido institucion ka krijuar grupe të tilla dhe nëse pohimet e tilla të prezantuara në pres konferencë kanë ndodhur realisht”.

Ministria e Punëve të Brendshme poashtu ka reaguar ndaj pretendimeve të VMRO-DPMNE-së, duke thënë se në opinion nuk është nxjerr asnjë fakt se MPB ka qenë pjesë e ndonjë maltretimi, urdhri për likuidim fizik apo bullizim gjatë ditës së zgjedhjeve.

MPB

“E informojmë opinionin se MPB  nuk ka krijuar viber grupe të tilla dhe se aktivitetet e MPB-së edhe në Prilep dhe në çdo qytet tjetër nuk bëhen nëpërmjet viber grupeve. Në të njëjtën kohë, pas kontrollit të statistikave të makinave që janë dërguar për kontroll teknik, ju informojmë se atë ditë në Prilep nuk është dërguar asnjë makinë për kontroll teknik, e as, që është shqiptuar ndonjë sanksion për shkelje të rregullave në trafik, gjë që flet për atë se veprimet e pretenduara nuk kanë ndodhur fare”.

MPB gjithashtu ka informuar se menjëherë ka filluar hetimin e brendshëm për konfirmimin e fakteve, duke e pasur parasysh faktin se viber grupe dhe shfaqje grafike mund të krijohen dhe përpunohen në çdo kohë dhe nga çdokush.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

You may also like