(VIDEO) LSDM fajëson VMRO-në për ndotjen në Shkup

by admin
Spread the love




Për ajrin e ndotur në qytetin e Shkupit, i cili ditëve të fundit është ndër 10 qytetet me ajër më të ndotur në botë, ka reaguar nga partia në pushtet LSDM.  Sipas tyre, fajtor për gjithë këtë situatë është VMRO-DPMNE. Nga LSDM akuzojnë partinë opozitare VMRO-DPMNE, të cilët theksojnë se VMRO për një vit,  nuk kanë ndërrmarë asgjë për këtë problematikë.

LSDM

“Transporti publik nuk funksionon, ndërmarrjet publike janë në gjendje katastrofike dhe së fundmi Shkupi është sërish një nga qytetet më të ndotura në botë. VMRO-DPMNE, për një vit nuk ka ndërmarrë asgjë për ta parandaluar ndotjen, ndonëse në fushatë u premtuan qytetarëve se do të zbatojnë një sërë masash për t’i dhënë fund këtij problemi. Përkundrazi, gjithçka që po bënë pushteti i qytetit të VMRO-DPMNE-së, në këto 14 muaj nuk është parandalim, por inkurajim i ndotjes. Për këtë vit fondet për mjedisin në buxhetin e qytetit janë reduktuar për tre herë”.

Nga LSDM rikujtojnë premtimet e VMRO-së , të cilët deklarojnë se nuk ka asnjë nga pesë megaparqet e shpallura, sipas LSDM-së, deponitë e egra jo vetëm që nuk pastrohen, por vazhdimisht mbijnë të reja.

E gjithë kjo,  sipas partisë në pushtet, është pasojë e paaftësisë së VMRO-DPMNE-së. Ata gjithashtu vlersojnë se ata  janë të interesuar që duart e tyre të jenë në mjaltë, por nuk  ju interersonë për interesat e qytetarëve dhe të qytetit të Shkupit.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like