(VIDEO) LSDM dhe VMRO vazhfojnë përplasjet rreth zgjedhjeve dhe integrimit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Tani nuk është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por për angazhim në rrugën evropiane të vendit dhe përparim sa më të shpejtë pas hapjes së bisedimeve. Kështu vlerëson LSDM-ja në pushtet, e cila shprehet e bindur se përbërja aktuale parlamentare do të gjejë vullnetin dhe numrat për të çuar përpara agjendën evropiane pavarësisht bllokadave të VMRO DPMNE-së dhe Levicës. Zëdhënësi i LSDM-së Darko Kaeski thotë se këto 12 deri 18 muaj sa do të zgjasë skriningu, shumica parlamentare do të përpiqet që përmes diskutimeve të bind 80 deputetë për të votuar ndryshimet kushtetuese, siç parashikohet me propozimin francez.

SINKRON – DARKO KAEVSKI, LSDM
“Këtë periudhë derisa zhvillohet procesi i mbikëqyrjes dikund rreth 12 deri 18 muaj, pres që të hapet diskutim i gjerë me të gjithë deputetët dhe partitë që janë pjesë e Kuvendit, me qëllim që shteti të vazhdojë rrugën evropiane. Pres konstruktivitet nga një numër i madh i deputetëve se do të jenë kundër bllokadave që i bën Hristijan Mickoski dhe partneri i tij Dimitar Apasiev, pasi tani është koha të tregojmë se bashkërisht mund të luftojmë që shteti të vazhdojë rrugën evropiane”.

Por sipas VMRO DPMNE-së, arsyeja e vetme pse pushteti ikë nga zgjedhjet është rejtingu katastrofal që gëzojnë në anketa. Opozita qëndron dyfish më mirë me mbështetje dhe sipas tyre kjo bën që pushteti t’i ikë ballafaqimit me popullin.

TABELË – VMRO-DPMNE
“Anketat tregojnë qartë se LSDM-ja do të përjetojë katastrofë në zgjedhjet e ardhshme. Ky do të jetë rezultat i qeverisjes së tyre katastrofale. Anketat tregojnë se Qeveria dhe kryeministri nuk kanë kurrfarë mbështetje. Prandaj ikin nga përballja me popullin dhe tentojnë që të qëndrojnë edhe ndonjë ditë më shumë në pushtet me qëllim që të fitojnë ndonjë tender më shumë”

VMRO DPMNE i referohet anketës së djeshme të IPSOS, të porositur nga vetë ata, e cila tregoi rejting dyfish më të lartë për partinë opozitare në krahasim me LSDM-në. Por nga LSDM dje kritikuan anketën si të kurdisur, për nevojat e brendshme të Mickoskit, për të përforcuar pozitën e tij në krye të partisë.  /SHENJA/


You may also like