(VIDEO) LSDM dhe VMRO shkëmbejnë akuza për vendimin bullgar

by admin
Spread the love




Maqedonia e Veriut përjetoi debakël total dhe prishje të përhershme të pozitave negociuese me Bullgarinë për shkak të paaftësisë së qeverisjes të udhëhequr nga LSDM dhe BDI. Kështu akuzon VMRO-ja opozitare, të cilët thonë kryeministri Dimitar Kovsaçevski, ministri i jashtëm, Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq e kanë ditur se çfarë përmban propozimi francez dhe kanë heshtur, duke gënjyer kështu të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. VMRO kërkojnë dorëheqjen e tyre të  menjëhershme.

Marija Miteva, zëdhënse e VMRO-së

“LSDM duhet ta dijë se fajtori më i madh për gjendjen e Maqedonisë së Veriut është qeveria e Kovaçevskit. Sulmi më imadh hibrid që po i ndodh vendit është pëikërisht për shkak qeverisjes së LSDM dhe BDI. Dje edhe Osmani edhe Mariçiqi kanë pranuar publikisht se kanë gënjyer gjithë opinionin maqedonas se nuk e kanë parë dhe nuk e kanë  shqyrtuar propozimin frnacez. Pikërisht dje doli në shesh ajo që po e theksonim prej ditësh, se Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq për më shumë se 6 muaj negociuan dhe ranë dakord për këtë propozim të dëmshëm për Maqedoninë e Veriut”.

Ndërsa, LSDM vlerëson se VMRO-ja duhet t’i kërkojnë falje opinionit për futjen e frikës dhe pasigurisë, për shitjen e interesave shtetërore.

LSDM

“VMRO – DPMNE duhet të kërkojë përgjegjësi nga Mickoski për minimin e pozitave shtetërore në mosmarrëveshjen me Bullgarinë, duke gënjyer se po shitej identiteti, gjuha dhe historia. Mickoski dhe VMRO – DPMNE me vetëdije kanë shpërndarë të pavërteta, lajme të rrejshme përmes të cilave i frikësuan qytetarët në shtëpi me gjoja asimilim dhe bullgarizim, ndërsa jashtë minuan pozitat shtetërore”.

LSDM thekson se qeveria e udhëhequr nga kryeministri Dimitar Kovaçevski do të vazhdojnë të mbrojnë pozitat shtetërore dhe interesat kombëtare, pavarësisht se si do të veprojnë Mickoski dhe VMRO – DPMNE-ja.

Linda Ebibi /SHENJA/

 


You may also like