(VIDEO) LSDM dhe VMRO me akuza për nepotizëm

by admin
Spread the love

LSDM e akuzon VMRO-në dhe kryetarin e tyre në Ohër, se kanë bërë nepotizëm. Përmes një siç e quajtën ata skandali, kryetari Kirill Pecakov, ka punësuar familjarë, miq si dhe familjarë dhe të afërt të antarëve të DPMNE-së në Ohër. Duke i treguar me emra dhe mbiemra, vendin e punësimeve, deputetja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska, thotë se në VMRO ende nuk ka ndryshuar asgjë.

Bogdanka Kuzeska, deputete e LSDM-së

“Shikojeni këtë skemë të nepotizmit të DPMNE-së dhe Pecakovit në Ohër. Asgjë nuk ka ndryshuar në DPMNE, e pamë edhe në Shkup, nepotizmi, punësimet partiake dhe familjare në kurriz të qytetarëve, janë veçori e tyre. Vota për DPMNE-në është votë për kthim prapa, që nënkupton strehimin e kuadrove partiake, të afërmve dhe miqve të të zgjedhurve të kësaj partie”.

Edhe VMRO me akuza të ngjashme. LSDM dhe Kovaçevski janë kumbarët e nepotizmit, thonë nga partia e Mickoskit. Në reagimin e VMRO-DPMNE-së akuzojnë Dimitar Kovaçevskin se në seancën e qeverisë të udhëhequr nga ai, bashkëshortes së tij i është ndarë tokë shtetërore për fotovoltaikë me një euro për metër katror.

VMRO-DPMNE

“Do ishte mirë që të përgjigjeshin se si VMRO i ka ka kapur lidhjet për punësim të njërave prej shkollave siç është Koço Racin në komunën Qendër në Shkup, e cila është në kompetencë të Goran Gerasimovskit nga LSDM. Kovaçevski, Kuzeska ose ndonjë tjetër nga LSDM, a e kanë pyetur Gersimovskin se si ka lobuar që një nga ata që u vunë në dukje në konferencë të LSD-së për nepotizëm në Ohëhr që të punësohet në një institucion që ai menaxhon”.

Partia e cila ka prodhuar nepotizëm duhet të fshihet dhe të turpërohet nga populli, kanë shtuar nga VMRO.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like