(VIDEO) LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra tjetrën për keqpërdorime dhe mungesën e përgjegjësisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

VMRO-ja po e akuzon kryeministrin Dimitar Kovaçevski se para disa javësh foli për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë dhe nuk tha se për shkak të paaftësisë së qeverisë së tij, Maqedonia e Veriut do të paguajë 6.5 milionë euro gjobë për fonde të parealizuara për shkak të mospërdorimit të kredisë për ndërtimin e hekurudhës Belakovci – Kriva Pallankë.

VMRO-ja thekson se qeveritarët kishin miratuar fondet në dispozicion, por nuk i përdorën dhe kjo flet shumë për mungesën e kapaciteteve, kuadrove dhe përgjegjësisë së kësaj qeverie.

VMRO

“Ndoshta qeveria e Kovaçevskit mund të konkurrojë për qeverinë më të dëmshme në botë. Ju merrni para borxh, nuk ndërtoni asgjë dhe mbi të gjitha paguani interesa dhe gjoba në shumën prej 6.5 milionë euro. Dhe me ato para a u bë e mundur të ndërtohej një shkollë, çerdhe, rrugë, kanalizime e projekte të tjera?”

VMRO-ja thekson se për një dëmtim të tillë të buxhetit, përgjegjësinë duhet ta mbajnë ose Kovaçevski ose Boçvarski si ministër resor ose ndonjë tjetër përgjegjës për realizimin e këtij projekti dhe të kredisë.

Në anën tjetër, sot LSDM-ja ka lavdëruar politikat qeveritare për përkrahje të fermerëve. LSDM thekson se për herë të parë parashikojnë paradhënie të granteve për fermerët e rinj.

GOCE GEORGIEVSKI, LSDM

“Duke filluar nga ky vit, fermerët e rinj që do të aplikojnë për grant do të paguhen menjëherë pas lidhjes së marrëveshjes për mbështetje financiare në masën deri në 40%. Grantet realizohen përmes Programit për Mbështetjen Financiare të Zhvillimit Rural, përmes masës 112, ndihmë për fermerët e rinj për fillimin e bujqësisë, ku ndahet granti prej 10,000 euro dhe masa 113, mbështetje për nxitjen e prodhimit bujqësor, me grant prej 20,000 euro”

Ai ka thënë se në kohën kur e gjithë bota po përballet me sasi të kufizuara të produkteve ushqimore dhe bujqësore, Qeveria përmes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave po merr masa në kohë dhe efikase për rritjen e prodhimit vendor bujqësor. /SHENJA/

 

 

 

You may also like