(VIDEO) Liderët institucionalë: Marrëveshja e Ohrit shembull për shoqërinë shumetnike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kreu i Shtetit, Stevo Pendrovski vlerëson se përfitimet kryesore të Marrëveshjes së Ohrit janë ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe karakteri unitar i shtetit. Sipas Pendarovskit, u hodhën themelet për ndryshime kushtetuese dhe legjislative që garantojnë të drejtat e komuniteteve etnike.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT

“Nëpërmjet  zbatimit të Marrëveshjes Kornizë, u bëmë anëtare e NATO-s, morëm statusin e kandidatit dhe hapëm negociatat me Bashkimin Evropian. Në atë proces, ne ndërtuam një model të demokracisë funksionale multietnike që ruan paqen dhe stabilitetin dhe vendos standardet më të larta për të drejtat e komuniteteve”

Presidenti Pendarovski ka thënë se tashmë kur jemi dëshmitarë të një lufte në tokën evropiane dhe kur jetojmë nën presionin e kërcënimeve të vjetra dhe të reja të sigurisë, duhet të mbajmë gjithmonë para syve një nga parimet bazë të Marrëveshjes Kornizë, e që është  refuzimi i  përdorimit të dhunës për arritjen e qëllimeve politike.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka thënë se me kalimin e viteve, Republika e Maqedonisë së Veriut ka treguar se me sukses po ndërton një të ardhme të përbashkët.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Marrëveshja e Ohrit bazohet në parimet e gjithëpërfshirjes, ajo ndërton, bashkon, integron, promovon bashkimin. Me këto vlera ne sot jemi anëtar i NATO-s dhe një vend që ka nisur negociatat me BE-në. Vendi ynë po ecën në një rrugë të re dhe ne po i bashkohemi me vendosmëri dhe siguri familjes evropiane, të bashkuar në diversitet”

Edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi e ka cilësuar Marrëveshjen e Ohrit si gurthemel të të gjitha të arriturave demokratike të vendit dhe nismëtare të kapitullit të rrugëtimin europian të vendit.

Ndërkohë, kryeparlamentari Talat Xhaferi ka vlerësuar se Marrëveshja e Ohrit ishte pikënisja e një udhëtimi me një këndvështrim të ri ndaj ardhmërisë së përbashkët në shtet  të përbashkët.

You may also like