(VIDEO) Kyçyk: Po lejojmë ecjen e Shqipërisë dhe po bllokojmë “vëllezërit” nga Maqedonia e Veriut

by admin
Spread the love




Bashkimi Evropian pret nga Sofja që të jap dritë jeshile për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Kështu deklaroi eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyçyk, nga Sofja, duke shtuar se nuk ka ndonjë mundësi tjetër për të ju sqaruar gjeneratave të ardhshme në Bullgari se Shqipëria mund të fillojë procesin e negociatave, ndërsa ato që siç tha i quajmë vëllezër, u pamundësojmë për të qenë pjesë e BE-së.

Ilhan Kyçyk, eurodeputet 

“Nëse Bullgaria nuk jep dritë të gjelbër për fillimin e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, kjo do të rezultojë në ngadalësimin e zhvillimit të rajonit, gjë që në asnjë mënyrë nuk do të përfitojë imazhin ndërkombëtar të Sofjes”.

Kyçyk vlerëson se edhe pse ka presion nga institucionet evropiane mbi Bullgarinë, ky nuk është presion i jashtëm, por legjitim, sepse edhe kryeministri bullgar Kiril Petkov dhe ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska janë pjesë e procesit të negociatave me BE-në.

Ilhan Kyçyk, eurodeputet

“Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të kthehen në qasje pragmatike dhe të gjejnë të gjitha mundësitë diplomatike dhe politike për çështjet bilaterale”.

Ai është decid se KE mund të siguroj garanci të mjaftueshme për respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut, por theksoi se çështjet historike janë shumë të dhimbshme për BE-në. Sipas tij, njëra çështje është përfshirja e bullgarëve në Kushetutën e RMV-së, ndërsa është krejtësisht tjetër  integrimi funksional në shoqëri.

Emine Ismaili /SHENJA/


You may also like