(VIDEO) Kuvendi nesër diskuton për shkarkimin e ministrave Aliu dhe Mexhiti

by admin
Spread the love

Kryeministri teknik Talat Xhaferi e dëgjoi fjalën e Ziadin Selës. Në seancë të Qeverisë Xhaferi pranoi propozimin e ASH-së dhe shkarkoi ministrat që janë deklaruar se janë në mbështetje të Arben Taravarit. Sipas njoftimit zyrtar të Qeverisë, Xhaferi i ka dorëzuar shkresë kryetarit të Kuvendit, Jovan Mitrevski dhe nga ai kërkon që në seancën e radhës edhe ai të shkarkojë ministrat Fatmir Mexhitin dhe Azir Aliun.

Qeveria e RMV-së

“Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dorëzoi shkresë deri te Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, në të cilën, në pajtim me nenin 94, paragrafi 2 i Kushtetutës së Republika të Maqedonisë së Veriut, i propozon Kuvendit në seancën e parë vijuese t’i shkarkojë: Fatmir Mexhitin nga pozita e ministrit të Shëndetësisë dhe Azir Aliun nga pozita e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës”.

Po ashtu kryetarit të Kuvendit, Xhaferi i ka kërkuar që për ministër të Shëndetësisë të zgjedh Ilir Demirin dhe për Ministër të Adiministratës Naim Bajramin.

Shërbimet e Kuvendit konfirmojnë se shkarkimet dhe propozimet e reja të ministrave, kanë arritur në Kuvend dhe do të jenë në rend dite, në seancën e caktuar për ditën e premte.

Kuvendi i RVM-së

“Materiali i Qeverisë është pranuar, shërbimet po e rishikojnë, pas çka do t’u dorëzohet deputetëve. Për propozimin e shkarkimit të ministrit të Shëndetësisë dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe për emërimin e minitrave të rinjë, do të diskutohet në seancën e radhës së Kuvendit, gjegjësisht nesër”.

Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu, pas përplasjes së Aleancës për Shqiptarët u pozicionuan në anën e Arben Taravarit, të cilët kanë deklaruar se në zgjedhje do të garojnë bashkë me opozitën shqiptare. Kurse krahu tjetër i ASH-së i kryesuar nga Ziadin Sela, janë të qëndrimit që në zgjedhje të garojnë vetëm.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like