(VIDEO) Kuvendi miratoi Qeverinë Kovaçevski, 62 deputetë votuan “për”, 46 “kundër”

by admin
Spread the love

 “Gjithsej votuan 108 deputetë, nga të cilët 62 votuan ‘Për’, ‘Kundër’ 46, ‘Të përmbajtur’ nuk ka. Konstatoj se Kuvendi zgjodhi Qeverinë e Maqedonisë së Veriut”.

Vonë, në mesnatë, Kuvendit votoi Qeverinë e re të udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski.

Ekzekutivi do të ketë 21 anëtarë. Pavarësisht përpjekjeve për barazi gjinore, me postet ministrore do të udhëheqin 17 meshkuj dhe 4 femra. Numri i femrave në ekipin qeveritarë është njësoj si në Qeverinë e kaluar, edhe pse përbërja e re qeveritare do të numëroj një ministri më shumë. Sllavica Gërkovska është zgjedhur zëvenës kryeministre për luftën kundër korrupsionit, Sllavjanka Petrovska, do të udhëheq Ministrinë e Mbrojtjes, Jovana Trençevska ministre e Punës dhe Politikës Sociale, derisa Bisera Kostadinovska-Stojçevska, ministre e Kulturës.

Në postet e zëvendës kryeministrave gjendet edhe Artan Grubi, dhe Fatmir Bytyqi, të njejtat poste që i kanë pasur deri më tani. Ministër për Diasporën, është caktuar Xhemail Çupi. Në postet e deritanishme edhe më tej mbeten Oliver Spasovsli në MPB, Kreshnik Bekteshi në Ministrinë e Ekonomisë, Fatmir Besimi në Financa, Goran Milevski në Vetëqeverisjen lokale, Bujar Osmani në MPJ, Bllagoj Boçvarski në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe Naser Nuredini në Mjedisin Jetësorë dhe Planifikimin Hapsinor. Ndryshim në resore ka tek Jeton Shaqiri, i cili nga Ministria e Shoqërisë Informatike kalon tek Ministria e Arsimit dhe Lupço Nikollovski kthehet në Ministrinë e Bujqësisë. Ministra të ri janë edhe Nikolla Tupançevski që udhëheq Ministrinë e Drejtësisë, Bekim Sali në krye të Shëndetësisë dhe Admirim Aliti në Shoqërinë Informatike.

Gjashtë nga funksionarët e propozuar qeveritarë kanë arsim lidhur me ekonominë, pesë me drejtësinë, dy me mjekësinë, ndërsa në Qeveri do ketë edhe nga një matematicient, arkitekt, gjuhëtar, informaticient, menaxher, komunikolog dhe profesor religjioni.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like