(VIDEO) Kuvendi bullgar do të vendosë për çështjen me Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Republika e Bullgarisë çështjen e Maqedonisë së Veriut do ta shqyrtojë përmes Kuvendit kombëtar. Shefja  e Kabinetit politik të kryeministrit bullgar, Kiril Petkov, Lena Borislavova, pas takimit të këshillit të jashtëzakonshëm të koalicionit të mbrëmëshëm ku u diskutua për marrdhëniet me Maqedoninë e Veriut, tha se pjesmarrësit janë dakorduar se është e rëndësishme që Bullgaria të ketë një konsensus më të gjërë për këtë çështje. Ajo gjithashtu qartësoi se diplomatët në Ministrinë e Jashtme bullgare do të punojnë në mënyrë aktive dhe do të përpiqen ta mbrojnë interesin bullgar.

LENA BORISLAVOVA, SHEFE E KABINETIT POLITIK

“U dakorduam se për ne është më e rëndësishme që të kemi marrëveshje të gjerë për temën Republika e Maqedonisë së Veriut, me ç’rast e konfirmuam premtimin që ia dhamë gjithë koalicionit se kjo temë domosdoshmërisht do të kalojë përmes Kuvendit kombëtar. Deri atëherë do t’i lëmë diplomatët në MPJ ta vazhdojnë punën. Ata aktivisht punojnë dhe po përpiqen ta mbrojnë interesin bullgar”.

E pyetur nëse presidenti bullgar Rumen Radev dhe kryeministri Petkov kanë biseduar për Maqedoninë e Veriut, ajo tha se një bisedë e tillë nuk është bërë, por të dy janë në dialog, ndërsa shtoi se qeveria dhe kabineti nuk do ta tradhtojnë interesin kombëtar bullgar.

Në lidhje me atë se kur parlamenti do të diskutoj për Maqedoninë e Veriut, Borislavova nënvizoi se në momentin kur do të ketë një vendim dhe raport nga Ministria e Jahtme bullgare që raporton për ecurinë e qëndrimit bullgar, atëher do t’i paraqitet një porpozim Kuvendit Popullor.

Para takimit, presidenti Radev tha se pret që Këshilli i Koalicionit të ndajë konsensusin dhe opinionin e arritur nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë në janar, për të mbrojut interesin bullgar dhe kriteret e anëtarësimit të Kopenhagës të cilat bazohen në të drejtat e njeriut dhe mosdiskriminimit.

Qëndrimi i Radevit mbetet i pandryshuar, sipas tij fillimi i negociatave nuk duhet të lidhet me afate, por me rezultate, veçanërisht për të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like