(VIDEO) Kuvend, deputetët pritet të votojnë vazhdimin e gjendjes së krizës energjetike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot po diskuton për vazhdimin e gjendjes së krizës energjetike edhe për gjashtë muaj, duke nisur nga dita e nesërme dhe deri në fund të muajit prill. Gjatë debatit të sotëm, opozita maqedonase VMRO-DPMNE, edhe pas zotimit  se do të votojnë pro vazhdimit të krizës, nuk i lanë mënjanë kritikat e tyre për pushtetin. Bojan Stojanov, deputet i VMRO-së tha se plani i përgatitur nga qeveria nuk do të japë rezultate pozitive, pasi është i bazuar në themele joreale.

Bojan Stojanov, deputet i VMRO-DPMNE-së

“Për fatë të keq më duhet të them se nuk besoj se plani që e ka përgatitur qeveria do të jetë efektiv, pasi është jo real, i bazuar në themele jo rale, pasi ata që janë të përzgjedhur në përgatitjen e planit , deri më tani kanë treguar se nuk ka asnjë kualitet i njejti”

Ndërkaq, мinistri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i bëri thirrje opozitës maqedonase, që ofertën e kreut të tyre, Hristijan Mickoskit për tejkalimin e krizës energjetike ta bëjë publike, dhe më pasi ai personalisht do të takohet me Mickoskin për të parë se a mund të pranohet propozimi i tij.

Kreshnik Bekteshi,Ministër i Ekonomisë

“Sa i përket propozimit të z.Mickoskit e theksuam edhe dje gjatë pyetjeve të deputetëve dhe mund vetëm ta përsërisë se ne jemi të gatshëm të bisedojmë me çdo kënd, përfshirë edhe zotri Mickoskin që ta tejkalojmë këtë krizë sa më lehtë me të gjitha kompanitë energjetike, qofshin ato shtetërore apo lokale. Por, do të kisha bërë një thirrje, që opinioni dhe mediumet të jenë të jenë të njoftuara në mënyrë transparente” 

Por, kryeparlamentari Talat Xhaferi tha se akush s’ka nevojë të luaj rolin e postarit, për pranim dhe dorëzimin e ofertave, pasi ka institucione përkatëse që e kryejnë këtë punë.

Talat Xhafer, kryetar i Kuvendit

“Askush askujt nuk mund të t’i bëhet postar që të mbartë dokumente, ka thirrje publike dhe kush mendon se plotëson kushte le të paraqitet në thirrje publike përmes procedurave ligjore. Mos i përzieni punët, njëri thotë unë kamë ofertë, tjetri thotë do ti dorëzojë dhe i treti thotë unë do të vendosë, kjo është manipulim me qytetarët”

Nga shumica parlamentare gjithashtu theksuan se është mirë kur opoziata vë në interes të parë interesat parimore të qytetarëve.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

You may also like