(VIDEO) Kryetarja e Shkupit përplaset me arkitektët për sigurinë e “Sallës Universale”

by admin
Spread the love

Projekt për Sallën Universale do të ketë, por jo projekt të pa sigurt, vetëm projekt që i posedon të gjitha standardet që garantonë se është i sigurt, kështu deklaron kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovka, e cila  kishte edhe  përplasje me Shoqatën e Arkitektëve për Sallën Universale.

DANELLA ARSOVKSA-KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPI

“Salla Universale është objekt që është pikë referimi e qytetit për shkupjanët, por nuk duhet lejuar që rindërtimi i saj të vazhdojë pas një projekti që nuk i plotëson standardet e sigurisë. Qyteti i Shkupit nuk do të lejojë aktivitete të cilat janë të dëmshme për qytetarët dhe që i prekin drejtpërsëdrejti ata, dhe nëse dikush nga ish pushteti lokal ka guxim të shkojë deri në fund me këtë projekt dhe të garantojë siguri edhe pse projekti është i pasigurt, le të vijë ai dhe publikisht ta bëjë nënshkrimin e  dokumentit”.

Ndërsa ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska bëri apel që ti lënë qortimet verbale, por të punojnë që  salla Universale të ndërtohet dhe të jetë në favor të qytetarëve.

BISERA KOSTADINOVSKA-STOJÇEVSKA-MINISTRE E KULTURËS

“Së pari, si ministre e kulturës, si banore e qytetit të Shkupit, si studente e mëparshme e Shkupit, për mua Salla Universale është një simbol i madh, parasegjithash një solidaritet, pastaj gjithçka tjetër. E kam patjetër të them se jam e habitur prej reaksioneve të ndryshme sepse shpresojë që shumë shpejtë salla Universale do të ndërtohet dhe shpresojë që për kohë të shkurtë do të kemi ftesë për ndonjë koncert”.

Ndryshe nga Shoqata e Arkitektëve deklarojnë se kur të përfundojë ndërtimi , atëherë mund të flitet për sigurinë e objektit.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

 

 

 

 

You may also like