(VIDEO) Kryeministri do t’i takojë transportuesit, por nuk dihet se kurrë

by admin
Spread the love

Edhe pse nuk ka precizuar kur dhe si, kryeministri Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar se së shpejti do ti thërasë në takim transportuesit privat. Sipas Kovaçevskit, në këtë  takim  duhet të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Qyteti i Shkupit dhe nga Ndërrmarja e Transportit Publik.

DIMITAR KOVAÇEVSKI-KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Përshëndes vendimin për zhbllokimin e rrugëve, kam thënë se nën kërcënim dhe kushtëzime nuk thërras takim. Unë si kryeministër dhe si Qeveri kam thënë se kemi përgjegjësi, do të organizojmë mbledhje ku do të thirren transportuesit privat, do të thirren përfaqësues të Qytetit të Shkupit dhe NQP-së, pasi ti marrim të gjitha informatat, atëherë do të bëjmë përpjekje të ndihmojmë, megjithatë zgjidhja e problemit është në duart e Qytetit të Shkupit”.

I pari qeverisë theksoi se ky problem është shkaktuar nga VMRO-DPMNE, pasi  ata premtuan shumë gjëra, por nuk realizuan asgjë.

Ndërkaq, transportuesit privat kërkojnë nga qyteti I Shkupit që tua paguajë borxhin rreth 2 milionë euro, por  kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, deri më tani as që I ka pranuar në takim.

Javë më parë  kryeqyteti ishte pothuajse gjithë I bllokuar nga transportuesit privat, të cilët revoltën e tyre e shprehen nëpër rrugët e qytetit. Ata me autobusët e tyre bllokuan disa udhëkryqe kryesore të Shkupit. Tani më, të gjitha rrugët e qytetit janë të  zhbllokuara, pasi që, transportuesit privat e kanë pranuar   kushtin e Kovaçevskit, që ti  lirojnë  rrugët dhe pastaj të takohen.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

 

You may also like