(VIDEO) Kryeministri bullgar vjen më 18 janar, do të diskutojë për kontestin bilateral

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Kryeministri i ri bullgar Kiril Petkov do ta vizitojë Shkupin më 18 janar, në 30 vjetorin e njohjes së pavarësisë të Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria. Vizitën e konfirmon edhe Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut, e cila shpjegon se delegacionin e lartë të udhëhequr nga kryeministri Petkov e përbëjnë edhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska, si dhe Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Nikolai Sabev. Temë kryesore e takimeve do të jetë pikërisht kontesti bilateral, i cili po mban peng integrimin e Maqedonisë së Veriut.

TABELË – MPJ
“Vizita është planifikuar të realizohet menjëherë pas hyrjes në funksion të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka të dyja vendet dëshmojnë rëndësinë që i kushtojnë marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të ndërsjellë. Në takimet në fjalë pritet të rikonfirmohen rezultatet e deritanishme dhe progresi i arritur, si dhe të vendoset një komunikim shtesë intensiv për tejkalimin e mosmarrëveshjeve për çështje të rëndësishme bilaterale”.

Maqedoninë e Veriut në këtë takim do ta përfaqësojnë kryeministri i ardhshëm, tani mandatar, Dimitar Kovaçevski dhe ministrat e Qeverisë së tij. Deri më 18 janar, Kovaçevski dhe kabineti i tij qeveritar pritet të marrin bekimin e Kuvendit.

Bullgaria nuk hoqi dorë nga vetoja në Bruksel edhe në Samitin e Ministrave të Jashtëm të BE-së në dhjetor. Në takimin e janarit pritet përafrim dhe intensifikim të dialogut, por nuk pritet një zgjidhje konkrete. Javët e fundit u paralajmërua edhe një nismë nga presidenti francez Emanuel Makron për të zhbllokuar ngërçin mes dy vendeve. Franca kryeson me Bashkimin Evropian nga 1 janari, ndërsa presidenti Makron paralajmëroi se integrimi i Ballkanit Perëndimor është një ndër prioritetet e presidencës franceze. /SHENJA/


You may also like