(VIDEO) Kryeministri bullgar: Në Shkup vij për ta dinamizuar dialogun

by admin
Spread the love

Kryeministri bullgar Kirill Petkov, deklaroi se gjatë vizitës në Shkup nuk do të sjell asnjë aneks të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, por vjen me një ton konstruktiv dhe gatishmëri për një fillim të ri. Ky ton, sipas Petkov, do të jetë më dinamik, më praktik, i çliruar nga angazhimet e deritanishme deklarative dhe i fokusuar në çështjet e rëndësishme konkrete që prekin jetën e përditshme të qytetarëve të të dy vendeve.

Kirill Petkov, kryeministër bullgar

 “Vij me një ton konstruktiv dhe gatishmëri që të fillojmë të punojmë së bashku. Nuk kam përgatitur dokument apo diçka tjetër, sepse të gjitha ato dokumente nuk kanë asnjë qëllim, nëse nuk u japim motivim real se duhet ta bëjmë punën. Unë sugjeroj që t’i lëmë dokumentet si hap të dytë dhe të fillojmë së pari, në mënyrë që të ketë diçka për të cilën do të shkruajmë në dokumentin e ardhshëm”.

Në intervistën për MIA-n, kryeministri bullgar, e vlerësoi shumë konstruktive bisedën telefonike që ka pasur pati me mandatarin Dimitar Kovaçevki dhe shprehu besimin se që të dy si njerëz nga fusha e ekonomisë dhe biznesit kanë energji të ngjashme për t’i çuar gjërat përpara. Po ashtu e përmendi, se gjatë vizitës do të krijojnë pesë grupe pune – për ekonominë, kulturën, infrastrukturën, integrimin evropian dhe historinë.

Petkov në Shkup arrin më 18 janar. Në delegacionin bullgar do të jetë edhe ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gërnçarovska, ministri për Transport dhe Lidhje Nikollaj Shabev dhe zëvendës kryetari i Kuvendit Popullor Kristijan Vigenin.

Vizita do të realizohet pasi që kryeministrit bullagr ju hoq masa e karantinimit, pas testit negativ PCR. Ai ishte në izolim pas kontaktit me kryetarin e Parlamentit Nikolla Minçev i cili ishte testuar me test pozitiv për koronavirus.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

You may also like