(VIDEO) Kryedpilomati portugez: Çështjet bilaterale nuk do të ndikojnë në bisedimet

by admin
Spread the love

Ministri portugez për Punë të Jashtme, Gomes Kravinjo, nuk pret që në bisedimet e Maqedonisë së Veriut me BE-në, të ngriten përsëri çështjet bilaterale me Bullgarinë. Nga vizita e tij e parë në vendin tonë, në konferencën për media, Kravinjo beson se partnerët e BE-së do ta mbajnë fjalën e dhënë. Ai ofroi mbështetjen e Portugalisw në gjithë procesin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Gomes Kravinjo, ministër i Jashtëm i Portugalis

“Mendoj se është e një rëndësie thelbësore në marëdhëniet ndërkombëtare dhe në politikë, të besojmë në fjalën e dhënë, në nëshkrimin e dhënë, në përgjegjësinë e marrë. Çështja bilaterale për të cilën po bisedojnë intenzivisht RMV dhe Bullgaria është rrumbullaksuar, ka konkluzione dhe rrumbullaksimi i saj u bë me konferencën e parë ndërqeveritare më 19 korrik. Nuk pres që kjo çështje do të ngritet përsëri, nuk shoh shkak se pse duhej përsëri të ngritet. Besoj kur partnerët tanë japin fjalën dhe nënshkruajnë dokumentet, se do ta përmbushin atë”.

Ministri i Punëve të Jashtme të vendit tonë, Bujar Osmani i pyetur për ta komentuar notën unilaterale që Bullgaria ka dërguar deri tek vendet e BE-së në lidhje me gjuhën maqedonase, ai u përgjigj se ajo nuk ka rëndësi juridike pasi Sofja e ka miratuar kornizën e bisedimeve mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, ku gjuha maqedonase është e pastër.

Sinkron: Bujar Osmani, ministër i Jashtëm i RMV-së

“Notë unilaterale për gjuhën Republika e Bullgarisë ka dërguar prej vitit 2018, menjëherë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, kur në kartën e OKB-së u shkrua gjuha maqedonase sipas Marrëveshjes së Prespës, deri tek OKB Bullgaria dërgoi notë me të njëjtën përmbajtje. Për fat të keq atëherë nuk iu prezantua publikut, për këtë publiku nuk e di se kjo ka ndodhur që prej para 5 viteve, për të gjitha vendet e OKB-së. Tani po bëhet e njëjta notë edhe deri tek BE, që tashmë është dërguar në vitin 2018”.

Vizita e Kravinjos, është e para e diplomatëve të huaj pas nisjes së negociatave të vendit tonë me BE-në.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like