(VIDEO) Kriza energjetike, elektranat i japin pushim të detyruar një pjesë të punonjësve

by admin
Spread the love




Elektranat e Maqedonisë së Veriut informojnë  se kanë vendosur  që disa nga të punsuarit do ti dërgojnë në pushim të detyrueshëm, për shakë të masave shtrënguese të cilat u referohen uljeve të kostovo në kushte energjetike. E gjithë kjo sipas Elektranava të Maqedonisë do të ndodhë për shkak të uljes së harxhimeve joproduktive dhe realizimin e procesit të prodhimit, duke investuar më pak në  burime materiale dhe njerëzore.

ELEKRANAT E E MAQEDONISË

“Për këto arsye, në rrjedhë është procedura për përcaktimin e vendeve të punës që nuk janë të nevojshme për prodhimin e energjisë elektrike në një periudhë të caktuar kohore. Kryerësit e këtyre vendeve të punës do të dërgohen në pushim të detyrueshëm jo më gjatë se tre muaj, në përputhje me Ligjin për marrëdhëniet pune, me pagesë prej 70 për qind të pagës”.

Ata më tejë bëjnë të ditur se janë ulur ose ndërprerë plotësisht të gjitha harxhimet tjera të cilat nuk janë rreptësisht të lidhura me prodhimin e energjisë elektrike, si sponsorizimet, përfaqësimet dhe udhëtimet zyrtare.

ELEKRANAT E E MAQEDONISË

“Pagesa e orëve jashtë orarit zvogëlohet në minimumin e nevojshëm, ndërsa mëditja ligjore për udhëtim paguhet përgjysmë. Është ndërprerë prokurimi i veturave, përveç automjeteve të nevojshme për procesin e prodhimit, ndërsa përdorimi i automjeteve të udhëtarëve është racionalizuar plotësisht dhe rreptësisht”.

Vlen të theksohet se të gjitha këto  masa nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut, vijnë nga kriza globale energjetike, me qëllim mobilizimit për ta  menaxhuar  krizën.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

 

 

 


You may also like