(VIDEO) Krerët e Qeverisë qetësojnë qytetarët, çmimet e ushqimeve nuk do të rriten 50%

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Kryeministri Zoran Zaev i quajti si të pasakta informacionet se do të ketë rritje të produkteve ushqimore deri më 50%. Kjo nuk ndodh pasi sipas kryeministrit inflacioni në vend është i kontrolluar dhe është 2.7%. Ndërsa gjithçka që do të jetë mbi këtë dhe do të jetë befasi, Qeveria tha se është këtu për të ndihmuar.

Zoran Zaev, kryeministër

“Është e tepërt të thuhet se do të ketë rritje deri më 50% ose të ngjajshme. Absolutisht kjo nuk është e saktë. Inflacioni në vend është i kontrolluar dhe është deri në 2.7%, është në nivel të ulët. Inflacioni i ndjeshëm ndihet mbi 15, 20 dhe ky është një fakt. Ne nuk mund të izolohemi nga ngjarjet botërore. Ne jemi një treg i hapur dhe i varur nga Evropa dhe më gjerë. Çmimi i energjisë elektrike është treguesi kryesor për rritjen e çmimeve të produkteve në një nivel mesatar, jo më shumë se 3%. Indikator kryesor është çmimi i berzës së energjisë elektrike dhe kjo normalisht do të ketë ndikim në disa produkte por 2.7%, është diçka e kontrollueshme dhe është në korniza të së lejuarës”.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi  tha se do t’i përgjigjet kërkesës për takim të sektorit të industrisë ushqimore. Mirëpo, nuk tregoi se çfarë masa do të ndërmarrin në këtë drejtim.

Fatmir Bytyqi, zëvendës kryeministër për Çështje ekonomike

“Pavarësisht paralajmërimeve që vijnë nga grupacione të ndryshme, ne si Qeveri ndërmarrim masa atje ku vlerësojmë se duhet ndërmarrë. Nuk duam ta themi se çfarë masa eventualisht do të merrnim për një periudhë të caktuar sepse i interpretojnë ndryshe, parasegjithash përshkak të periudhës zgjedhore, por edhe përshkak se disa masa kërkojnë analiza shtesë nga ana jonë. Prandaj mendoj se sot nuk është momenti të themi se çfarë është ajo që ne do ta ndërmarrim”.

Një ditë më parë Oda Ekonomike paralajmëroi rritje drastike të produkteve ushqimore. Sipas tyre disa produkte do të rriten deri në 50-të përqind, nëse Qeveria nuk merr masa për t’i mbështetur jo vetëm prodhuesit por edhe përpunuesit.

Edhe për çmimin e energjisë elektrike, Zaev tha se amvisëritë nuk duhet të shqetësohen për rritjen e çmimit sepse masat e ndërmarra nga Qeveria shtoi se do të sigurojnë çmime të qëndrueshme.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like