(VIDEO) Kovaçevski: Vizita e delegacionit bullgar në Manastir nxiti gjuhën e urrejtjes

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, nëpërmjet një video-fjalim iu drejtua provokimeve që me rastin e hapjes së klubit bullgar në Manastir nxitën gjuhën e urrejtjes dhe mosbesimin siç tha ai, me qëllim për të vënë në pikëpyetje progresin e arritur deri më tani në dialogun ndërmjet Shkupit dhe Sofjes, të arritur me një përkushtim të fortë, me një vizion dhe udhëheqje të qartë nga të dyja palët, mund të jetë një zgjidhje dinjitoze mbi mosmarrëveshjeve për një të ardhme të përbashkët në BE.

DIMITAR KOVAÇEVSKI

“Që në ditën e parë të mandatit tim si kryeministër, kam thënë se nuk devijoj nga fakti se bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë zhvillohen me dinjitet dhe në frymën e vlerave evropiane. Ne iu përmbajtëm këtij angazhimi gjatë gjithë kësaj periudhe. Kemi zbatuar projekte konkrete të përbashkëta, kemi përmirësuar marrëdhëniet dhe kemi reduktuar gjuhën e urrejtjes”.

Por sipas tij me vizitën e fundit të delegacionit bullgar në Manastir, shpirtrat e së kaluarës u zgjuan duke rindezur gjuhën e urrejtjes dhe mosbesimin kundër të cilave siç potencoi Kovaçevski, u luftua me sukses.

Po ashtu edhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski tha se hapja e Qendrës Kulturore  me emrin “Vanço Mihajlov”, është e papranueshme dhe është provokim.

SPASOVSKI

“Ajo që ndodhi në Manastir, hapja e kësaj qendre është e papranueshme dhe është provokim dhe në asnjë mënyrë nuk do të kontribuojë në vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore”.

 Pak ditë më parë në Manastir u hap qendra kulturore bullgare “Vanço Mihajlov”. Në hapjen e kësaj qendre morën pjesë  Kryeministri bullgar Kirill Petkov, i shoqëruar nga zëvendëspresidentja bullgare Iliana Jotova, ministrja e Jashtme Teodora Gençovska dhe ish ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva. Ndërkaq, nuk ishte I pranishëm asnjë përfaqësues i qeverisë së maqedonisë. Emir i kësaj qendre shkaktoi mjaft polemika,  pasi sipas historisë së Maqedonisë Vanço Mihajllov ka qenë fashist.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like