(VIDEO) Kovaçevski: Të hetohet nëse ka parregullsi në Këshillin Gjyqësor

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot ka inkurajuar organet e drejtësisë që të raportojnë nëse dikush ka ndërhyrë paligjshëm në shkarkimin e kryetares së Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva. Kryeministri tha për vete se nuk ka pasur asnjëherë takim as me kryetarin e gjykatës dhe as me kryetarin e Këshillit Gjyqësor.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Unë personalisht mund të them se nuk kam pasur asnjëherë një takim me asnjë kryetar gjykate apo me kryetar të Këshillit Gjyqësor sepse gjykatat janë të pavarura, gjyqësori është i pavarur, pushteti ekzekutiv është i pavarur dhe pushteti legjislativ është i pavarur. Secili duhet të kryejë punën e tij brenda kompetencave të tij. Nëse dikush ka ndërhyrë në to, ata duhet ta raportojnë vetë përmes një procedure të përshtatshme”.

Lideri I opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski lidhur me zhvillimet në këshillin gjyqësor, theksoi se është vandalizëm dhe zhvlerësim endacak në skenë të hapur.

HRISTIJAN MICKOSKI,LIDER I VMRO-DPMNE-SË

“Nëse e komentojmë vetë procesin, atëherë është realisht një proces vandalizmi dhe një proces që jo vetëm e vë në siklet Maqedoninë, por është një proces që shkakton dëme dhe pasoja të përhershme në kuptimin që lëmë përshtypje të keqe në përballë partnerëve tanë ndërkombëtarë”

Mickovski vlerëson se e gjithë kjo rrëmujë e turpëron Maqedoninë e Veriut dhe shkakton dëme dhe pasoja të përhershme.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/


You may also like