(VIDEO) Kovaçevski pritet t’ia zë vendin Zoran Zaevit në krye të partisë

by admin
Spread the love

Nesër mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të LSDM-së. Këto zgjedhje brendapartiake vijnë pasi Zoran Zaev dha dorëheqje pas rezultatit të dobët që kishte në zgjedhjet lokale. Në këtë garë për udhëheqësin e LSDM-së garojnë  kandidatët, Frosina Remenski, Dimitar Kovaçevski, dhe Joavn Despotovski.

Dimitar Kovaçevski, i cili aktualisht është zëvëndësministër i Financave,  në promovinin e tij të kandidaturës  para disa ditësh tha se zëri i secilit do të dëgjohet dhe do të respektohet.

Dimitar Kovaçevski, kandidat për kryetar të LSMD-së

“Si kryesi, besimin dhe lojalitetin e antarëve tanë duhet ta meritojmë. Ato nuk na vijnë automatikisht me pozicionin. Atë do ta arrijmë nëse i plotësojmë premtimet, nëse e vlerësojmë drejt punën dhe kontributin e çdo anëtari dhe i respektojmë dhe veprojmë sipas kritikave. Qasja e këtillë e kryesisë së re do të thotë organizim i fuqishëm dhe i bashkuar. Bashkë këtë mund ta arrijmë”.

Kandidatja, Frosina Remenski, ish deputet dhe nënkryetare e LSDM-së, për MIA-n ka thënë se ajo në të cilën do të fokusohet është kthimi i pushtetit në bazën nga e cila do të nxirret legjimiteti i vendimieve.

Frosina Remenski, kandidate për kryetare të LSDM-së

“Do ta kthej piramidën nga mbrapa. Baza do të jetë kulmi-kulmi do të jetë thelbi. Bashkimi i partisë, është detyra më e vështirë me të cilën përballet një parti dhe lufta për ndikim dhe pozicione duhet të përfundoj. Partia nuk duhet të lejoj që sukseset të individualizohen, ndërsa dështimet të kolektivizohen”.

Kandidati, Jovan Despotovski, drejtor i Drjetorisë së Zonave të Zhvillimit Insdutrial Teknologjik, në promovimin e kanidaturës së tij ka thënë se më “Koncept 28”, ofronë qasje më ndryshe në krijimin dhe në realizmin e politikave dhe masave.

Në Mbledhjen e Këshillit qëndror të LSDM-së kur u shpallën zgjedhjet e brendshme të LSDM-së pas dorëheqjes së Zoran Zaevit, ky i fundit e promovoi Kovaçevskin për në krеun e partisë.

Për të parin e LSDM-së nesër do të votohet në 194 vendvotime nëpër organizata komunale në të gjithë shtetin, duke filluar nga ora 08:00 të mëngjesit, deri në ora 19:00 pasidite.

Kryemnistri në dorëheqje Zoran Zaev,  ditë më parë deklaroi se kryetari i LSDM-së do të jetë edhe mandatari i ri për qeverisje në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like