(VIDEO) Kovaçevski: Nuk shkelet ligji nëse kryeministër teknik bëhet Talat Xhaferi

by admin
Spread the love

Nuk shkelet ligji për Qeveri, nëse kryeministër teknik bëhet Talat Xhaferi. Kështu tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, i pyetur se a shkelet ligji nëse kryeministrin teknik nuk e propozon LSDM-ja.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Nuk shkelet ligji sepse edhe qeveria paraprake edhe kjo tani është qeveri koaliconesh. Kur e ndanë mandatin kryetari i shtettit, ai ia ndanë koalicionit, që ka më së paku 61 deputetë në Kuvend, kështu që nuk shkelet ligji”.

Sa i përket Qeverisë teknike, ai përsëriti se ajo është detyrim ligjor dhe shtoi se partitë duhet të delegojnë përfaqësuesit e tyre, që do jenë në funksion për 100 ditë.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Është detyrim ligjor që të gjitha partitë të marrin pjesë në Qeveri, në nivel teknik duhet të përgatisin zgjedhjet. Me këtë do të kemi proces demokratik i cili nuk do të ketë asnjë njollë dhe vlerësoj se të gjitha partitë në pajtim me ligjin duhet të delegojnë përfaqësuesit e tyre në Qeverinë teknike, e cila do të punoj për 100 ditë”.

Qeveria teknike duhe të votohet më 28 janar. Për kryeministër teknik është propozuar kryeparlamentari aktual Talat Xhaferi. Ndërsa pozitat e tjera të ministrave dhe zëvendësave që duhet të ndërrohen, ende nuk janë bërë të njohura. Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të mbahen më 24 prill dhe 8 maj 2024.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like