(VIDEO) Kovaçevski: Nuk heqim dorë nga vijat e kuqe ndaj Bullgarisë

by admin
Spread the love

Për Qeverinë nuk egziston asnjë dilemë, akush nuk guxon të negocioj për identitetin e popullit maqedonas dhe për specifikën dhe veçantinë e gjuhës maqedonase të vërtetuar historikisht dhe shkencërisht. Kështu u shpreh mandatari për formimin e Qeverisë Dimitar Kovaçevski, nga foltorja e Kuvendit.

Dimitar Kovaçevski, mandatar për formimin e Qeverisë

“Bisedimet me Republikën e Bullgarisë do të vazhdojnë të intensifikohen, sepse ne jemi vende mike, vend që zhvillon miqësi të mirë dhe sepse kemi interes të jashtëzakonshëm strategjik për ti filluar bisedimet për antarsim në BE. Qeveria do të vazhdoj gjithashtu që ti mbaj dhe zhvilloj raportet e mira miqësore me fqinjët e saj, vazhdimisht duke inicuar programe dhe projekte të reja për ndërlidhjen e qytetarëve përmes iniciativës ‘Ballkani i Hapur’.

VRMO-ja opozitare vazhdon me akuza ndaj pushtetit, për mosmarrjen e datës për nisje të bisedimeve me BE-në. Nënkryetari Aleksandar Nikollovski, tha se kjo Qeveri e cila për 4 vjet gënjen për fillimin e bisedimeve dhe procesit të eurointegrimeve, e ka keqpërdorur këtë si asnjë vend tjetër.

Aleksandar Nikollovski, nënkryetar i VRMO-DPMNE-së

“Thanë se do të ketë datë në dhjetor, pastaj në janar. Në dhjetor nuk kishte datë, ndërsa unë personalisht ju thashë që në janar do ketë datë vetëm për skijim dhe ajo ndodhi. Të gënjesh kaq paturpësisht opinionin është kulmi i lojës dhe nënvlerësimit të interesave kombëtare”.

Ndërkaq, të marten pritet që vendin ta vizitoj kryeministri bullgar Kirill Petkov, Mes tjerash pritet që të formohen grupe punuese mes dyja vendeve për përmirësimin e atmosferës dhe zgjidhjes së problemeve.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like