(VIDEO) Kovaçevski në Universitetin e Kolumbisë: Lidhshmëria rajonale e rëndësishme në ndërtimin e objekteve energjetike

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë një ligjërate në Universitetin Kolumbia në një diskutim me studentët iu përgjigj pyetjes për investimet në energjetikë. Ai tha se kanë filluar projekte strategjike në shtet për ndërtimin e fotovoltaikëve. Kapaciteti bazë që na nevojitet në vend është 1.5 gigavat energji bazë, ndërsa në këtë moment mungojnë 30%, pra 500 gigavat.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTWR 

“Ne duam ta mbushim atë hapësirë me fotovoltaikë dhe turbina me erë, ne bëjmë marrëveshje strategjike vetëm me kompani gjermane, amerikane dhe franceze dhe ato shkojnë direkt në Kuvend për shkak të orientimit strategjik të shtetit. Por këto burime që ju përmenda nuk do të sigurojnë energjinë bazë, ato zakonisht vijnë nga burime 24/7 dhe prandaj po diskutojmë për termocentralet e gazit me gjenerim të përbashkët që duhet të ndërtohen në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe hidrocentralet që do të ndërtohet pikërisht me vendet që janë partnerë tanë strategjikë.

Kryeministri Kovaçevski shtoi se lidhshmëria rajonale është e një rëndësie të madhe në ndërtimin e objekteve energjetike.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTWR 

“Kur ndërton energjinë bazë, nuk e ndërton vetëm për një vend, sepse ne jemi vende të vogla, duhet të jenë projekte rajonale dhe për këtë arsye ne po bashkohemi me Greqinë, me Shqipërinë, për të ndërtuar këto energji bazë për energji prej gjysmë gigavat”.

Kovaçevski theksoi se do të shpallin një projekt së bashku me Kryeminstrin grek Micotakis dhe Kryeministrin e Bullgarisë. Së dyti, për sa i përket gazit, tha se nuk duan të mbështeten vetëm tek gazi rus, kështu që tashmë kanë rezervuar objekte në Aleksandropoli të Greqisë ku do të ketë një terminal gaz natyror i lëngshëm dhe ne si vend do të kemi pjesën tonë. Tashmë kanë filluar me gazsjellësin e ri që do të shkojë nga jugu në veri, nga Selaniku në Maqedoninë e Veriut dhe ndoshta do të lidhet edhe Kosova, Serbia, Rumania dhe do të na furnizojë me gaz natyror të lëngshëm.

“Me këtë interkonektor do të mund të lidhemi me gazsjellësin transatlantik dhe të marrim gaz nga Azerbajxhani, sepse gazi i tyre është gjithmonë më i lirë dhe gjithmonë më i besueshëm. Praktikisht, ky është diversifikimi i burimeve në furnizim”, deklaroi Kovaçevski.

Medina Ajeti /SHENJA/

 

 

 

 

 

 

You may also like