(VIDEO) Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese nuk duhen të mbahen peng nga një person

by admin
Spread the love

Ndryshimet kushtetuese janë diçka që është obligim i vendit tonë në pjesën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe për mua pritej se cilat parti do të merrnin pjesë dhe cilat nuk do të merrnin pjesë në grupin e punës të formuar në Ministrinë e Drejtësisë, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në pyetjen se  si do të funksionojnë grupet punuese në Ministrinë e Drejtësisë, ku partitë opozitare refuzuan të marrin pjesë.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Ne kemi dy koncepte në vend – një koncept është partitë politike që mbështesin Maqedoninë e Veriut, anëtare e NATO-s dhe BE-së, dhe kemi një grup të dytë të partive politike të udhëhequra nga e majta dhe pengu i tyre VMRO-DPMNE, e kam thënë këtë edhe në shtator të vitit të kaluar që ata janë kundër anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE”

Kovaçevski deklaroi se kjo u vërtetua në histori pasi që opozita e sotme nuk ka votuar asnjë nga vendimet e NATO-s.

Kovaçevski rikujtoi se këto nuk janë ndryshimet e fundit kushtetuese, sepse, ka theksuar ai, para hyrjes në BE ka pasur ndryshime kushtetuese kur janë dhënë një pjesë e kompetencave të Bashkimit Evropian, siç ka bërë çdo shtet.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“ Ky nuk është votimi i fundit i dy të tretave në rrugën drejt BE-së. Ne para nesh, bazuar në raportet e shqyrtimit që do të marrim,kemi një reformë në drejtësi – për këtë duhen dy të tretat, një reformë në prokurori, një reformë në administratën publike, një reformë të decentralizimit dhe për këtë them se ky proces nuk mund të jetë peng nga një person dhe as procesi nuk është proces i një personi, i një partie apo i një qeverie”.

Nga VMRO DPMNE- disa here kanë deklaruar se janë kundër ndryshimeve kushtetuese dhe se nuk do te marrin pjesë në grupin punues.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

You may also like