(VIDEO) Kovaçevski: Kuvendi funksionon përkundër bllokadës nga VMRO-ja

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Përkundër bllokimit të VMRO DPMNE-së, Kuvendi po funksionon dhe po arrinë të shtynë përpara ligjet që janë në agjendën e shumicës parlamentare. Kështu vlerëson kryeministri Dimitar Kovaçevski pas 4 ditësh që nga nisja e bllokimit aktiv të Kuvendit nga VMRO DPMNE. Sipas tij, qasja e opozitës në kohë të krizës botërore energjetike, ekonomike dhe shëndetësore është e dëmshme për qytetarët dhe VMRO DPMNE nuk mund të zgjedhë cilat ligje do të kalojnë e cilat jo.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR
“E shohim se Kuvendi funksionon edhe përkundër bojkotit të një pjese të opozitës, të VMRO DPMNE-së. Në seancën e fundit praktikisht u miratua rendi i ditës… Nuk ka ligje që nuk ndikojnë në proceset shoqërore në kuptimin pozitiv dhe Kuvendi nuk mund të llogaritet si supermarket ku dikush do të vendosë se cili ligj kalon e cili jo”.

Por VMRO DPMNE nuk e ka ndërmend të heq dorë. Sipas kryetarit të kësaj partie Hristijan Mickoski, bllokimi i Kuvendit është vetëm hapi i parë, ndërsa Komiteti Ekzekutiv i partisë së shpejti do të vendosë për hapat e tjerë, në kuadër të strategjisë e cila kërkon kohë dhe durim sipas tij.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE
Kjo është strategji që do të zgjasë, unë nuk pres që këto persona do ta lëshojnë  lehtë karrigen që e mbajnë kaq fuqishëm, pasi ata e dijnë se asnjëherë më nuk do të kenë një mundësi të tillë. Kështuqë nga njëra anë u thonë mediave shikoni ne arritëm e prishëm rezistencën e VMRO-DPMNEsë, nga ana tjetër para ambasadave të huaja do të gjunjëzohen dhe do të thonë shikoni këta të VMRO-DPMNE-së po bllokojnë”.

Kreu i opozitës Mickoski foli edhe për koalicionet e mundshme në rast të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ai tha se nuk e përjashton mundësinë që në listat e VMRO DPMNE-së të ketë edhe shqiptarë. Sa i përket koalicioneve paszgjedhore, sipas Mickoskit, është mirë që BDI të kalojë në opozitë. /SHENJA/


You may also like