(VIDEO) Kovaçevski: Korridoret 8 dhe 10 D janë projektet më të mëdha strategjike të vendit

by admin
Spread the love

Projekti më i madh strategjik infrastrukturor që është realizuar ndonjëherë në vend, kështu e ka cilësuar sot kryeministri Dimitar Kovaçevski ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-d, gjatë seancës për pyetje të deputetëve në Kuvend. Ai deklaroi se ndërtimi i korridorit 8 dhe 10-d është një projekt strategjik me interes nacional për shtetin. Sipas Kovaçevskit, për herë të parë si shtet jemi të lidhur me perëndimin dhe lindjen, dhe jo si deri më tani vetëm veriun dhe jugun – ku vetëm disa kompani kishin monopolin e transportit. “Nëse e shohim rajonin, rajonet verilindore dhe jugperëndimore të vendit janë më të varfrat, sepse nuk kanë infrastrukturë rrugore cilësore në 100 vitet e fundit”, deklaroi Kovaçevski.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Nga një rrethrrotullim në Ballkan, me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-d, Maqedonia e Veriut më në fund bëhet një udhëkryq i vërtetë i Ballkanit, një mundësi për të qenë një aks rrugor i rëndësishëm ekonomik në hartën e Evropës. Ajo që ishte një angazhim strategjik shumëvjeçar i shumë qeverive, kjo Qeveri ka filluar ta zbatojë sot”

Kovaçevski shpjegoi se ndërtimi i këtij projekti nënkupton 8 mijë vende të reja pune, investime të reja prej 1,3 miliardë euro dhe rritje nominale të BPV-së prej 2% në vit në 5 vitet e ardhshme.

Trasetë që po ndërtohen, akset rrugore, hapin një mundësi shtesë për ndërtimin e objekteve të tjera që do të jenë në fushën e shërbimeve, turizmit dhe në fushën e një numri të madh aktivitetesh të tjera, që investitorët do të bëjnë dhe natyrisht, mundësia për të tërhequr investime të reja të huaja. /SHENJA/

 

You may also like