(VIDEO) Kovaçevski: Jemi duke bërë hapa të mëdhenj për tejkalimin e ngërçit me Sofjen

by admin
Spread the love

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski deklaroi se takimi i dy qeverive në fillim të kësaj jave në Bullgari  dhe vizita e kryeministrit Kiril Petkov me delegacionin e tij në Shkup gjatë javës paraprake, kanë vendosur politika për ndërtimin e urave mes dy vendeve.  Sipas kreut të Qeverisë, është bërë një hap i madh përpara në avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

 “Aty ku ka vullnet politik dhe ide për progres, dallimet tejkalohen shumë më lehtë. Së bashku kemi hapur dialog të sinqertë dhe me përkushtim për stabilitet dhe zhvillim të dy shteteve. Kemi nxitur thellimin e miqësisë, fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Të dy qeveritë janë përcaktuar të udhëheqin politika të ndërtimit të urave, e jo politika të ndërtimit të mureve mes qytetarëve të dy vendeve”.

Kovaçevski theksoi se është arritur një marrëveshje mes Shkupit dhe Sofjes që së bashku ta  parandalojnë  propagandëm me qëllim të keq, për ta luftuar gjuhën e urrejtjes dhe për ta mposhtur bashkërisht nacionalizmin.

Kreu i Qeverisë potencoi se tashmë  takimi mes komuniteteve të biznesit të të dyja vendeve është në fazën e përgaditjes dhe së shpejti pritet të mbahet i njëjti.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Qeveritë reformatore në Shkup dhe Sofje janë të përkushtuara për hapjen e perspektivave të reja për zhvillimin dhe përparimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Tashmë është duke u organizuar një takim i ri i tillë, i cili do të jetë ndërmjet komuniteteve të biznesit, në të cilin marrin pjesë ministritë e resorëve  së Republikës së Bullgarisë dhe vendit tonë në fushën e ekonomisë dhe financave dhe ku do të marrin pjesë të gjithë odat e ekonomisë nga të dy vendet përmes përfaqësuesve të tyre, takim ky i cili do të zhvillohet në Shkup”.

Kryeministri i vendit gjithashtu shtoi se qytetatarët dhe politikanët duhet të kenë mirëkuptim në mënyrë që mosmarrëveshjet të zgjidhen përmes dialogut, pasi siç tha me sinqerit dhe besim arrihen qëllimet e përbashkëta.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like