(VIDEO) Kovaçevski hedh poshtë kërkesën e VMRO-së për zgjedhje të parakohshme

by admin
Spread the love

A është koha për dorëheqje dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare ishte pyetja të cilën sot, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, ia parashtroi kryeministrit Dimitar Kovaçevski në seancën për pyetjet e deputetëve. Nikollovski, ka deklaruar se populli është në depresion për shkak politikave të pushtetit aktual, dhe këtë sipas tij po e zgjidhin me largim nga vendi.

Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE

“Çdo javë presim dhe ndodhë shtrenjtim i ri i derivateve të naftës si dhe produkteve themelore. Nuk ka ditë që nuk ka protesta. Siç po vijnë produktet bujqësore, ashtu vijnë edhe ankesat. Korrupsioni po lulëzon, ndërsa vendi nuk ka plane që qarta për ekonominë. Askush nuk e dinë nëse do të ketë ngrohje këtë dimër në Shkup”

Përgjigja e kryeministrit, ndaj pyetjes së nënkryetarit të VMRO-DPMEN-së, Aleksandar Nikollovski, ishte se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai tha se së pari kemi një qeveri e cila përkujdeset për të gjitha nacionalitetet dhe për dinjitetin e tyre, ndërsa shtoi se interesat nacionale u mbrojtën javën e kaluar, para gjithë partnerëve ndërkombëtar. Sa i përket çështjeve ekonomike, Kovaçevski, tha se ata kanë ndihmuar vendin gjatë kohës së krizës me pandeminë, me energjinë elektrike si dhe kanë rritur rrogën minimale për 100%.
Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Rroga e mjekëve është rritur prej 5 deri 25%, mësimdhënësit kanë rritje historike, të mos harrojmë për 10 vite kishin rritje prej 5 deri 6%. Tani kanë rritje kumulative prej 21% dhe me marrëveshjen e ri me SASHK-un do të jetë 14% shtesë, do të ketë rritje edhe për profesorët universitar. Me LSM ka bisedime jo vetëm për rritje të rrogës por edhe kthim të K-15”

Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve, sërish potencoi se  çështjet historike nuk mund dhe nuk duhet të jenë kriter për kornizën negociuese dhe se përfshirja e bullgarëve dhe komuniteteve tjerë në kushtetutë duhet të bëhet pas fillimit të bisedimeve.

Enis Murtezi /SHENJA/

 

 

 

You may also like