(VIDEO) Kovaçevski: Dimovski do të na informojë për shtetësinë e oligarkut prorus

by admin
Spread the love




Kryeministri Dimitar Kovaçevski, deklaroi se drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Viktor Dimovski do t’i informojë se si janë siguruar opinionet  pozitive për dhënien e shtetësisë për oligarkun prorus Onishçenko.

DIMITAR KOVAÇEVSKI-KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Nuk mund të komentoj më shumë se kaq, duke qenë se nuk mund të jepen informacione shtesë nga seancat e mbyllura të Qeverisë, se është krim i rëndë”

Kovaçevski nuk deshi të komentojë  nëse rasti Onishchenko është diskutuar edhe në takimin që ka pasur gjatë ditës së djeshme  me Ndihmës Drejtorin e Përgjithshëm të NATO-s për Sigurinë.

DIMITAR KOVAÇEVSKI-KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Nuk mund t’ju tregoj detajet e bisedës me të”

Kryeministri Kovaçevski deklaroi dje se do të zgjidhet një drejtor i ri i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare. Ndërkohë, drejtori aktual Dimovski, pas raportimit në një seancë të komisionit parlamentar, pati deklaruar se përgjegjës për dhënien e shtetësisë për oligarkun ishte një punëtor i agjencisë.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like