(VIDEO) Kovaçevski: Bashkimi Europian t’i marrë seriozisht kërcënimet e VMRO-së

by admin
Spread the love




Bashkimi Europian të mos lejojë bllokada të reja dhe t’I marrë  seriozisht pengesat e opozitës në Maqedoninë e Veriut për të kërcënuar me çdo kusht rrugën evropiane të vendit. Kështu ka deklaruar Kryeministri Dimitar Kovaçevski nëSamitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Vjenë.  Sipas tij, nëse humbet besueshmëria, BE rrezikon të humbasë të gjithë rajonin.

Dimitar Kovaçevski

“Bashkimi Evropian nuk duhet të lejojë bllokada të reja. Pres që ata të monitorojnë ecurinë e vendit tim dhe kontributin që jep dhe të mos lejojnë shantazhe nga askush. Le të flasim për kriteret dhe përmbushjen e tyre. Sepse besueshmëria e BE-së në Ballkan shihet përmes shembullit të Maqedonisë së Veriut. Nëse humbet besueshmëria, BE rrezikon të humbasë të gjithë rajonin”.

Ai shtoi se BE-ja duhet t’I marrë seriozisht pengesat e opozitës në Maqedoninë e Veriut dhe përpjekjet e VMRO-DPMNE-së dhe të Majtës për të kërcënuar me çdo kusht rrugën evropiane të vendit.

Dimitar Kovaçevski

“Bllokada e Kuvendit dhe e proceseve demokratike për progres drejt BE-së janë bllokadë e vlerave evropiane. Partia Popullore Evropiane nuk mund të jetë thjesht vëzhguese e heshtur në këto skenarë, sepse rrezikimi i rrugës evropiane kërcënon vlerat evropiane”.

Sipas Kovaçevskit, duhen bërë përpjekje të përbashkëta që palët e treta të mos përfitojnë, për të rrezikuar vlerat dhe besueshmërinë europiane.

Enis Murtezi /SHENJA/


You may also like