VIDEO/ “Kopjon” Nojerin por bën me zemër Barcelonën, Ter Shtegen bën gafën e madhe në Champions – Shqip

by admin
Spread the love

Barcelona ka marrë një humbje turpëruese në Champions League. Benfika ka fituar me rezultatin 3-0, megjithëse shifrat mund të ishin edhe të thella. Ishte Ter Shtegen ai që u bëri një dhuratë portugezëve, por që këta të fundit nuk arritën ta shfrytëzonin.

Portieri gjerman “kopjon” konkurentin e tij më të madh për një vend në katërkëndëshin e “pancerave”, Manuel Nojerin. Por e gjitha rezultoi një kopje e shëmtuar e gardianit të Bajernit, duke bërë me zemër ekipin e tij pas gafës së madhe të bërë  në minutën e 59’.

Ter Shtegen ka lënë portën e tij dhe shkon deri në gjysmëfushë të rrëmbejë topin, por sfera vihet në zotërim të kundërshtarit që driblon gardianin e Barcelonës e në fund fati e pengon të gjejë golin duke u mjaftuar kështu vetëm me një goditje të shtyllës./Halit Delibahi-SportEkspres/

You may also like