(VIDEO) Kontesti me Bullgarinë, Qeveritë e reja ofrojnë mundësi të reja

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministri i Jashtëm Bujar Osmani takoi sot homologen e tij bullgare Teodora Gençovska, e cila ishte në Shkup në kuadër të vizitës së delegacionet të lartë qeveritar bullgar, në krye me kryeministrin Kirill Petkov. Të dy ministrat e jashtëm biseduan për dinamikën e re të dialogut mes dy vendeve për tejkalimin e mosmarrëveshjeve, por edhe për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, e planifikuar të mbahet javën e ardhshme në Sofje.

MPJ
“Në takim u përshëndet ripërtëritja e dialogut mes dy Qeverive, si dhe rëndësia e vazhdimit të komunikimit intensiv në nivel të lartë me çka u shpreh besimi se me dinamikën e re në komunikim do të arrihet përmirësimi i nevojshëm i marrëdhënieve bilaterale. Fokus i bisedimeve ishte seanca vijuese e përbashkët e Qeverive, e cila do të mbahet në Sofje më 25 janar, si dhe futja e dinamikës së re në bashkëpunim përmes zbatimit të konceptit të grupeve të punës, me çka u shqyrtuan fushat konkrete në të cilat ka potencial për avancim”.

Osmani dhe Gençovska potencuan edhe rëndësinë e integrimit evropian të rajonit, e cila sipas tyre është interes nacional edhe i vendeve anëtare të BE-së dhe jo vetëm vendeve kandidate për anëtarësim.

MPJ
“Bashkëbiseduesit konfirmuan se integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor paraqet interes nacional si të vendeve kandidate për anëtarësim ashtu edhe të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. E shprehën përkushtimin ndaj procesit të afrimit të rajonit me Bashkimin Evropian dhe e theksuan rëndësinë e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, si investim në të ardhmen e përbashkët evropiane”.

Përveç për eurointegrimet dhe kontestin dypalësh, dy ministrat biseduan edhe për ekonominë. Ata vlerësuan rritjen e shkëmbimit tregtar mes dy vendeve dhe u zotuan që të përkushtohen në ruajtjen e trendit të mirë ekonomik.  /SHENJA/

 


You may also like